UBT

Ahmet Isufi “nuk” kandidon për kryetar të AAK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për shkak të angazhimeve të mija që kam në Prishtinë nuk e kam ndërmend të kandidohem, por nëse kërkojnë një gjë të tillë anëtarësia dhe elektorati i AAK-së atëherë sërish nuk i iki përgjegjësive tha për rajonipress Ahmet Isufi.

Dega e AAK-së në Gjilan është në vlugun e saj zgjedhor. Kthimi i Haradinajt ka ngjallur shpresat tek anëtarësia e këtij subjekti politikë dhe realisht edhe gara për të fituar ndonjë pozitë është më e madhe.

Njëri nga themeluesit e saj në Gjilan Ahmet Isufi ka “dilema” nëse do të kandidojë për të udhëhequr sërish me AAK në Gjilan. “Për shkak të angazhimeve të mija që kam në Prishtinë nuk e kam ndërmend të kandidohem, por nëse një angazhim të tillë për ta udhëhequr sërish këtë subjekt e kërkojnë anëtarësia dhe elektorati i AAK-së atëherë sërish unë nuk i iki përgjegjësive” tha për rajonipress Ahmet Isufi.

KKVITI

Isufi megjithatë tha se gjithmonë u është përgjigjur kërkesave dhe interesimeve të elektoratit në Gjilan. Isufi tha se tashmë e kanë një plan koncept për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në degën e Gjilanit. “Kemi marrë mbështetje edhe nga qendra dhe ato do të monitorohen në mënyrë profesionale. Jam i kënaqur që shumë grupe nga rrethet intelektuale e kanë zgjedhur AAK. Ka aderime serioze dhe interesim të madh për të qenë pjesë e AAK-së” tha Isufi.

Isufi tha se janë duke mbajtur kuvendet në Forumin e Gruas dhe në Forumin e Rinisë e tek pastaj do të mbahet edhe Kuvendi i degës. “Nga këto zgjedhje të brendshme pres forcim të AAK-së, pres një konsolidim dhe një punë angazhuese sepse ne tashmë jemi përcaktuar që jo vetëm në Gjilan po në tërë Anamoravën do të jemi faktor vendimmarrës” tha Isufi./rajonipress/