Fundamenti

Ahmadinexhadi “tradhtoi islamin”, përqafoi nënën e Chavezit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad është akuzuar se e ka “tradhtuar islamin” pas publikimit të fotos në të cilën ai shihet duke përqafuar nënën e presidentit të ndjerë venezuelas Hugo Chavez, gjatë varrimit të tij në Caracas.

Kundërshtarët e Ahmadinexhadit reaguan me tërbim pas publikimit të fotos, ku ai shihet duke përqafuar nënën e Chavezit, Elena Frias de Chevez (78-vjeçe), duke i shprehur ngushëllime, kurse më pas ai është parë duke e puthur edhe arkivolin me trupin e Hugo Chavezit.

Konservativët iranianë mendojnë se Ahmadinexhad ka bërë haram, shkruan gazeta britanike Telegraph.

Mohamed Tagi Rahbar, zyrtar në pushtet në qytetin e dytë iranian për nga madhësia, Ishafan, tha për agjencinë iraniane të lajmeve Mehr se Ahmadinexhad e “ka humbur kontrollin”.

Fundamenti

“Dhënie e dorës personave që nuk i takojnë familjes nën çfarëdo rrethanash, oftë me të rinj apo të vjetër, nuk është e lejuar. Përqafimi apo shprehja e ndjenjave nuk është dinjitoze për një presidentin e një shteti siç është Rerpublika Islamike e Iranit”, shtoi Rahbar.

Muhamed Dehgan, anëtar i parlamentit iranian, tha se kjo ngjarje tregon natyrën e vërtetë të “rrymës devijuese”, shprehje kjo që e përdorin besnikët e ajatollahut Ali Hamnei duke përshkruar Ahmadinexhadin dhe ithtarët e tij.

Ata akuzojnë qeverinë e Ahmadinexhadit se përpiqet të dobësojë parimet islamike iraniane. Ata e kanë akuzuar presidentin se ka ndërmend të vendosë në pushtet njërin prej bashkëpunëtorë më të ngushtë të tij, pas skadimit të mandatit të kreut të shtetit.