FIDANISHTJA

Agushi takon nënkryetarin e Llozanës, bisedohet për bashkëpunim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilltari Komunal në Kuvendin e Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK-së, Isa Agushi, është takuar sot me nënkryetarin e Llozanës, Oscar Tosato, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.

Me këtë rast Agushi ka informuar nënkryetarin e Llozanës lidhur me gjendjen në të cilën është Gjilani, mundësitë e zhvillimit që ka në sektorin e Bujqësisë dhe sektor të tjerë siç është turizmi.

Ai e ka njoftuar atë edhe me pozitën gjeografike shumë të favorshme që ka Gjilani për mundësinë e investimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, pasi që është edhe qendra e mikroregjionit evropian Kosovë, Serbi Maqedoni.

FIDANISHTJA

Agushi ka bërë thirrje nënkryetarit Tosato, e përmes tij edhe investitorëve nga Zvicra për të investuar në Komunën e Gjilanit, sepse është një vend i mundësive të mëdha, e që investitorëve të mundshëm u ka ofruar mbështetjen e pakursyer të institucioneve lokale.

Edhe sa i përket gjendjes në të cilën është Gjilani në aspektin e infrastrukturës bazike Agushi e ka informuar njeriun e dytë nga ky kanton, që janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për të nisur punë gjithandej Komunës në përmirësimin e gjendjes për qytetarët e Gjilanit.

“Është mirë të ndërtojmë urat lidhëse të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor, ngase një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve tanë jetojnë dhe punojnë në Zvicër”, ka thënë Agushi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.