Agushi: Gjilanit i nevojitet një Kryetar që nuk mashtron dhe nuk gënjen qytetarët e vet

Gjilan – Gjilanit i nevojitet një Kryetar që nuk mashtron dhe nuk gënjen qytetarët e vet, siç ka ndodhë deri më tani thotë Isa Agushi nga BNA.
Kryetari i BNA Isa Agushi thotë se kam thënë disa here që kemi mbet të fundit në nivel vendi si komunë.
“Komuna e Gjilanit nuk njihet për ndonjë projekt madhor që pas luftës 25 vite, sepse nuk kemi pasur njerëz që na përfaqësojnë në qendër, mjerisht kemi pas servila, e në çdo punë duhet guxim e ne nuk i patëm njerëzit që na përfaqësuan deri më tani”.
Agushi kritikon të gjitha pushtetet lokale e qendrore.
“Gjilanit i nevojitet një Kryetar që nuk mashtron dhe nuk gënjen qytetarët e vet, siç ka ndodhë deri më tani” tha ai./rajonipress/