Hidromorava

Agron Uka ndër prokurorët e rrallë në Kosovë që ka hetuar krimet e luftës dhe krimet e të gjitha llojeve pas luftës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pak njerëz dhe aq më pak publiku kosovar e njeh profilin dhe angazhimin profesional e kombëtar të prokurorit Agron Uka. Pothuajse mbetet i vetmi prokuror që ka ngritur aktakuza për krime lufte, është ndër të vetmit që është marrë me Masakrën e Llashticës, Llovcës, Zhegrës e Zhegocit dhe është ndër të vetmit që ka hetuar dhe akuzuar profile të larta të zyrtarëve të lartë për ryshfet, korrupsion dhe krim të organizuar. Gjithashtu mbetet prokurori i vetëm që ka marrë deklaratën e Deli Hysenit dëshmitarit kryesor të masakrës së Llashticës.

“Deli Hyseni është figurë kyçe dhe dëshmitar kryesor në masakrën e Llashticës dhe për ne ka shumë rëndësi deklarata dhe rrëfimi i tij. Do të merret parasysh çdo detaj dhe çdo fjalë e këtij dëshmitari i cili ka shumë argumente dhe ka njohuri meqë e ka përjetuar masakrën”. Kështu ishte shprehur prokurori Agron Uka i cili mbetet i vetmi prokuror që ka guxuar të merret me krimet e luftës.

Jo vetëm me krimet e luftës, por Agron Uka ka pasur guximin të hetojë dhe ngritë aktakuza për shumë zyrtar të lartë komunal, duke mos harruar as luftën dhe betejën e tij kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucion.

Po mundohemi të japim një vizion për kohën kur Agron Uka ka kundërshtuar politikat e OSBE-së, UNMIK-ut rreth krimeve të luftës. Nëse e shihni biografin e prokurorëve në Gjilan del se vetëm Agron Uka ka pasur guximin të trajtojë me ndershmëri dhe profesionalizëm rastet e krimeve të luftës. Të tjerët iknin nga kjo përgjegjësi, ose arsyetoheshin se nuk na lejon UNMIK-u. Në kohën e UNMIK-ut ishte edhe prokurori Sabit Maliqi që kishte ngritur aktakuza për krime të luftës.

Agon Uka vazhdon të mbetet prokurori më i guximshëm sepse me vite të tëra është marrë me krimet e luftës. Është i vetmi prokuror që ka ngritur aktakuza kundër të dyshuarve serb për krime të luftës. Agroni nuk është frikësuar as në kohën e UNMIK-ut, as në kohën e OSBE-së, e as të EULEX-it, derisa të tjerët e futnin kokën nën tavolinë.

Publiku kosovar duhet ta kuptojë se për ta ndërtuar një prokuror duhet të kalojnë hiq më pak se 50 vite.

ARKATANA

Agron Uka nuk u dorëzua në asnjë periudhë. Hetoi krimet në Llovcë, Zhegoc, Zhegër, mblodhi informata e prova, lëshoi fletëarreste për serbët e dyshuar. Derisa gjeneratat e reja të prokurorëve, as në ëndërr se mendonin këtë punë.

Agron Uka edhe tani mbetet ndër prokurorët e vetëm që godet krimet e rënda dhe nuk lëshon pe.

Prokurori Agron është i vetmi që ka marrë deklaratën e dëshmitarit kryesor Deli Hyseni dhe të tjerëve, kur të tjerët kanë heshtur dhe kanë qen servil të UNMIK-ut dhe OSBE-së, prokurori Agron nuk ka qëndruar anash, por ka luftuar me çdo kusht që krimet serbe te hetohen dhe të dyshuarit të dalin para drejtësisë.

“Deli Hyseni është figurë kyçe dhe dëshmitar kryesor në masakrën e Llashticës dhe për ne ka shumë rëndësi deklarata dhe rrëfimi i tij. Do të merret parasysh çdo detaj dhe çdo fjalë e këtij dëshmitari i cili ka shumë argumente dhe ka njohuri meqë e ka përjetuar masakrën” ishte shprehur prokurori Agron Uka i cili mbetet i vetmi prokuror që ka guxuar të merret me krimet e luftës.

Familjarët e viktimave të masakrave në Anamoravë janë të kënaqur me angazhimin e prokurorit Agron, por jo edhe me institucionet hetuese në nivel qendror. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.