UBT

Agron Tufa – fitues për poezi më të mirë i Orës së madhe letrare

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ora e Madhe letrare “Pena e Flakës” nisi me një recitim nga Ramadan Kurti, aktor gjilanas, i cili, ato vargje ia përkushtoi Idriz Seferit, kreshnikut të Kardakut. Edhe ky manifestim i Flakës ishte në nderim të heroit kombëtar, Idriz Seferit, i cili, siç shtoi Kurti, ai (Idriz Seferi) qe rezistenca kryesore e luftës për liri kombëtare shqiptare. “Idriz Seferi, kalorësi i Karadakut, luftoi dhe asnjëherë nuk u zbrapsë, por përherë luftoi me bashkëluftarë shqiptarë, të cilëve i priu betejave të njëpasnjëshme për mbrojtjen e trojeve stërgjyshore”.

Këshilli Drejtues i Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” 2017, përkatësisht Grupi i Punës për pjesën letrare të këtij Manifestimi, në përbërje Xhevat Latifi, Fatushe Haliti e Sabit Rrustemi, sipas Ftesës publike të Komunës së Gjilanit, në cilësinë e organizatorit, shpallur në dhjetor të vitit 2016, vlerësoi krijimet e konkurrentëve për Orën e madhe letrare “Pena e Flakës” dhe, vendosi që, këta 25 poetë nga treva të ndryshme të trojeve shqiptare, të garojnë më tutje për Çmimin “Pena e Flakës” 2017.

Andaj, pjesë e përzgjedhur e Listës ishin dhe dy poetë, Gëzim Muçolli (Itali) dhe Edonë Haliti (Zvicër) por, në pamundësi për të qenë të pranishëm në Gjilan, më 30 janar 2017, u zëvendësuan me dy krijues të tjerë nga Gjilani. Paraqitja e poetëve në Orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, e cila kësaj here i përkushtohet figurës madhore të kryetrimit për pavarësinë e shqiptarëve, Idriz Seferit,në 90 vjetorin e vdekjes, do të bëhet sipas renditjes alfabetike.

Për çmimin e “Pena e Flakës”, garojnë këta kandidatë krijues: Agron TUFA (Dibër – Tiranë), Arsim HALILI (Bujanoc), Avni RUDAKU (Gjilan), Belfjore QOSE (Tiranë), Demir BEHLULI (Gjilan), Elida RUSTA (Bajram Curri, Shkodër), Emë IMERI (Skënderaj), Entela KASI (Korçë – Tiranë), Helenë HALILAJ (Tiranë), Fahredin SHEHU (Rahovec), Fatime KULLI (Durrës – Shkodër), Gentiana RAMADANI (Kumanovë), Linditë RAMUSHI – DUSHKU (Gjilan – Tiranë), Lisandri KOLA (Shkodër), Manjolla BRAHAJ (Tropojë), Nuhi SADIKU (Shtime ), Odise PLAKU (Tiranë ), Rabije BYTYÇI (Prizren), Ragip SYLAJ (Therandë), Rexhep HASANI (Shtime), Sadije ALITI (Tetovë), Sadik BEJKO (Tepelenë – Tiranë), Sarë GJERGJI (Viti), Selvete ABDULLAHU (Gjilan), Sinan SADIKU (Dardanë ), Zeqir FAZLIU (Gjilan).

Hidromorava

Pas leximit të punimeve letrare, juria e përbërë nga Ibrahim Kadriu, shkrimtar nga Prishtina, Sejdi Bejko, krijues nga Tirana dhe Shefik Shkodra, krijues nga Gjilani, për poezi më të mirë të kësaj Ore të madhe letrare, përzgjodhën poezinë “Tregjet e lotëve” të autorit Agron Tufa nga Tirana (Dibra e Madhe). Të shtojmë edhe këtë se, juria në fjalë e pati vështirë ta bëj një përzgjedhje të saktë, për faktin se, edhe krijimet tjera të kandidatëve të larpërmendur, ishin mjaft në nivel letrar e artistik. Si shtuan, të gjitha krijimet letrare që janë lexuar para pjesëmarrësve, do të botohen në numrin e ardhshëm të revistës AGMIA, bashkë me krijimet e shpërblyera të Konkursit letrar dhe të Orës së madhe letrare “Pena e Flakës”.

Të shtojmë edhe këtë se, Flaka e janarit” pati edhe konkursin letrar, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm i krijuesve letrarë. Me këtë rast, para të pranishmëve, Anton N. Berisha, studiues nga Prishtina shpalli rezultatet e konkursit në fjalë.

Ai tha se, kësaj here, në këtë konkurs kanë arritur 97 poezi dhe 44 tregime të shkurtra. U dhanë tri shpërblime për poezi dhe tri për tregime të shkurtra. Anton N. Berisha tha edhe këtë se, kësaj here, prurjet e krijimeve letrare ishin me stile të ndryshme, për faktin se, ato vinin edhe nga trevat e ndryshme. “Kjo punë dihet se, aty-këtu pati “lëshime” gramatikore, mandej edhe lëshime të tjerë të natyrës së gjuhës.

Megjithatë, ky interesim për fjalën e bukur flet se, ky mes, por edhe meset tjera, që po tubohen këtu në këtë manifestim letrar në Gjilan, do të thotë se nuk jemi larg vlerave të artit, të cilat vlera po i shijojmë dhe po i përqafojmë çdo ditë e më shumë. Pra, Agron Tufa, kësaj here është kandidati i parë që zuri vendin e parë me poezinë e tij më të mirë me titull “Tregjet e lotëve”. /tefik selimi/rajonipress/