FIDANISHTJA

AGPK dënon kërcënimin e ekipit të Klan Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka marrë me shqetësim një informacion lidhur me kërcënimin e gazetares së Klan Kosovës, Dafina Buqinca, dhe kameramanit Mirand Karamani, nga ana e dy zyrtarëve të lartë në Komunën e Lipjanit.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Nazmi Krasniqi dhe Drejtori i shkollës së mesme Profesionale “Adem Gllavica”, Hajrush Stublla, kanë penguar ekipin në punën e tyre dhe i kanë mbyllur në zyrë gazetaren dhe kameramanin duke u bërë presion që ata të heqin dorë nga trajtimi i temës për të cilin kishin shkuar.

ARKATANA

Keqtrajtimi ka vazhduar edhe kur gazetarja Dafina Buçinca ka kërkuar sqarim në Drejtorinë e Arsimit në Lipjan. Aty, drejtori Nazmi Krasniqi ka dashur ta godas gazetaren, kur ka menduar se sjellja e tij është xhiruar, duke thënë se ajo mund edhe të mos dal e gjallë nga zyra.

“Sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe cenojnë rëndë lirinë e medias në kosovë. AGPK kërkon nga Policia e kosovës dhe gjykatat që të ndërmarrin masa ndaj atyre që pengojnë punën e gazetarëve. Sjelljet e tilla kriminale duhet të ndëshkohen”, thuhet në reagimin e AGPK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.