Agon Mehmeti fiton, Hetemaj humb

Sulmuesi kosovar, Agon Mehmeti, ka luajtur nëntë minutat e fundit te Novara që fitoi 3:1 ndaj Vicenzas me rezultatin 3:1. Ndeshja e së shtunës ishte e vlefshme për javën e 36-të të Serie B të Italisë.
Me këtë fitore Novara forcohet në pozitën e pestë me 56 pikë. Te Reggina që pësoi disfatë në udhëtim nga Ternana me rezultatin 1:0 gjatë gjithë ndeshjes ka luajtur mesfushori kosovar Mehmet Hetemaj. Reggina zë vendin e 18 me 41 pikë.(koha)