Fundamenti

Agollit i akordohet çmimi i “Carlo Levi”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Çmimi prestigjioz letrar “Carlo Levi” i është akorduar këtë vit shkrimtarit dhe poetit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, midis përfaqësuesve nga i gjithë Mesdheu.

Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të jetë me 5 tetor në Aliani (Matera) në Itali, ku shkrimtari ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm.

Mobi Casa

Agolli do të zhvillojë gjithashtu një takim me komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë të Italisë. Me kërkesën e emigrantëve shqiptarë është parashikuar një takim me shqiptarët e Altamurës (Bari), një zonë ku jetojnë rreth 5 mijë shqiptarë.

Ndërkohë, në tregun e botimeve pritet së shpejti një libër studimor voluminoz 700–faqesh për veprën e poetit me titull “Fjalor rimor i Dritëro Agollit”, me autor gjuhëtarin Mina Gero.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.