Eko Higjiena

Agnesa Vuthaj ndjen dhembje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish- ‘Miss Kosova 2005’, njëherësh bukuroshja e njohur Agnesa Vuthaj, ka ndarë me lexuesit e gazetës Tribuna dhimbjen dhe përvojën që ka pasur me tashmë të ndjerën ish- Miss Venezuela, Monica Spear. Përveç dhembjes, Vuthaj ka shpalosur edhe angazhimet e saj dhe të rejat në jetën private.

Vdekja barbare e ish- Miss Venezuela, Monica Spear, ka tronditur rëndë edhe bukuroshen shqiptare Agnesa Vuthaj e cila ka pasur rastin ta takojë në ‘Miss Univers 2005’, ku të dy bukuroshet kanë qenë konkurrente. “Sa e dhimbshme është të kuptosh që një vajzë kaq e bukur dhe thjesht e mrekullueshme të mos jetoj më”, kishte shkruar modelja e njohur kosovare në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, ndërsa për Tribuna ka shprehur trishtimin që ndjen për këtë lajm.

“Sigurisht kur e pashë në media u ndjeva shumë keq. U ndjeva e trishtuar. Humbja e çdo kujt të lëndon dhe të bën të ndjehesh keq, e sidomos e një personi që e ke njohur. Po ashtu humbja e një vajze aq të bukur, aq të suksesshme që ka pasur një jetë e një karrierë shumë të mirë. E pavarësisht kësaj trishtim të madh ndjeva edhe për faktin që ka humbur jetën bashkë me bashkëshortin dhe kanë lënë jetim një vajzë të vogël pesë vjeçare”.
Agnesa ende ‘single’

Mobi Casa

Ndërkaq ish ‘Miss Kosova’ ka shpalosur më tej se të ndjerën e kujton si një vajzë të dashur dhe shumë të shoqërueshme. “Unë e kam njohur Monikën nga pjesëmarrja në ‘Miss Univers 2005’ në Tajlandë ku kemi qenë së bashku. Ka qenë një vajzë e ëmbël e shoqërueshme si të gjitha vajzat konkurrente që mundohen ta japin më të mirën nga vetja”.

Ndryshe përveç dhimbjes që ndjen për lajmin e keq për kolegen e saj, Agnesa për lexuesit ka shpalosur edhe angazhimet e saj sa i përket jetës profesionale. “Për momentin jam më shumë e fokusuar në biznesin e ri ‘Agnesa Fashion’. Fatmirësisht po më shkon çdo gjë mirë, ka qenë një fillim i mbarë. Jam e kënaqur pasi kam kliente shumë të mira të cilat e pëlqejnë veshjen”, ka thënë Agnesa, duke na siguruar që ky biznes nuk do ta largojë atë asnjëherë nga spektaklet e bukurisë.

“Nuk mendoj që kjo do të më largojë nga puna ime dhe pasioni që kam për spektaklet e bukurisë. Përkundrazi unë mendoj që këto të dyja ndërlidhen njëra me tjetrën. Dhe them me bindje që edhe më tej do të vazhdoj të merrem me spektakle të bukurisë”, ka nënvizuar Agnesa. Bukuroshja për fund ka theksuar se edhe pse e përmbushur në aspektin profesional, në jetën e saj private akoma nuk ka asgjë të re. “Ka filluar viti i ri, por tek unë ende nuk ka asgjë të re”, është shprehur me buzëqeshje Vuthaj./Tribuna/