UBT

AGK: S’ka dyshime, Rexhep Kadriu do të qeverisë Gjilanin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK), dega në Gjilan, sot mbajti një takim mobilizues për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. U vlerësua se në listën e AAK-së për asamble komunale, femra përfaqësohet fuqishëm, që premton se zëri i grave do të jetë fuqishëm prezent në asamblenë komunale në Gjilanin e pas 22 tetorit.

Uji Dea

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, u vlerësua si njeriu që i ka dhënë shumë Gjilanit në bashkëqeverisje në mandatin e kaluar, dhe si kandidati i vetëm për kryetar të Gjilanit i cili ka projekte konkrete për zhvillimin dhe përparimin e Gjilanit në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë. “Nuk ka asnjë dyshim se AAK do të qeverisë me Gjilanin në mandatin e ardhshëm, porse neve na duhet një angazhim shtesë që programin dhe objektivat që ka kandidati ynë Rexhep Kadriu, me i përcjellë tek çdo qytetarë, tek çdo familje”, u tha në këtë takim./rajonipress/

Mund të ju interesoj: