FITORJA

AGK-ja e dënon gjuhën e rrezikshme të Kurtit kundër mediave

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, AGK-ja thotë se Kurti e ka shfrytëzuar mbledhjen e partisë së tij, që të shënojë një tjetër sulm të papranueshëm kundër mediave.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, fjalori i kryeministrit është i papranueshëm dhe vë në rrezik sigurinë e gazetarëve.

Uji Dea

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar mbledhjen e partisë së tij, Vetëvendosje, ku është nominuar për kryeministër, që të shënojë një tjetër sulm të papranueshëm kundër medieve. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë ofenduese dhe shumë të rrezikshme të kryeministrit Kurti, që i rendit mediat e Kosovës përkrah Serbisë. Një fjalor i tillë i papranueshëm që vjen nga kreu i qeverisë, direkt vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias”, thuhet në reagimin e AGK-së transmeton Klankosova.tv

Para pak orësh, i pari i Qeverisë së Kosovës i ka sulmuar mediat e Kosovës duke thënë se “po ia mbajnë anën Serbisë”.

“Kush i sheh portalet apo debatet televizive patjetër që befasohet. Shpesh edhe emisionet e lajmeve janë të mbushura me keqdashje. Si ka mundësi që, gjithë këto të pavërteta për Kosovën, gjithë këto shpifje për njerëzit tanë, gjithë ky vrer kundër VETËVENDOSJE!-s të shpërndahet kësisoj publikisht? Kurrë nuk kanë qenë më shumë medie kaq shumë kundër qeverisë sesa në këtë katërvjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye apo ndoshta shkaqe themelore. E para, sepse ne nuk i paguajmë. E dyta, sepse tash mediat nuk frikësohen më nga pushteti. Tash, ata që marrin pjesë dhe orkestrojnë, në numër janë të paktë, por kanë shumë portale e televizione, dhe kanë shumë interesa e privilegje financiare që me qeverisjen tonë të ndershme i kanë humbur. Prandaj edhe janë kaq agresivë, dhe janë në gjendje të bëhen edhe me djallin vetëm e vetëm për ta kthyer kastën e vjetër në pushtet. Por në Kosovë populli është vetëdijësuar dhe i njeh ata si paren e kuqe, e si rezultat edhe efekti i kësaj fushate të baltosjes do të jetë zero. Ata që për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën te qeveria jonë, por asnjëherë te Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.