Uji Dea

AGK dorëzon në Gjykatën Kushtetuese komente për Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dorëzuar sot para Gjykatës Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

AGK ka kërkuar që ligji të shpallet kundërkushtetues, transmeton Telegrafi.

“Ne argumentojmë që procedura e ndjekur gjatë ligjbërjes dhe nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit, definicionin për mediat online dhe këshillin e ankesave janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe cenojnë, ndër të tjera, pavarësinë e KPM-së, të drejtën e lirisë së medias dhe parimin e barazisë gjinore. Duke respektuar në plotni vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, ne konsiderojmë që nenet përkatëse duhet të shfuqizohen dhe meqë është e pamundur që ligji i kontestuar të mbijetojë pas shfuqizimit, i propozojmë Gjykatës Kushtetuese që këtë ligj ta shpallë kundërkushtetues”, thuhet në njoftim e tyre.

Mobi Casa

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thekson se ka përcjellë rrugëtimin e këtij ligji nga viti 2021 dhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme që ligji të draftohet në harmoni me standardet kushtetuese dhe evropiane, autoritetet publike nuk kanë treguar vullnet që t’i përgjigjen këtyre thirrjeve.

“Ky rast gjyqësor është historik për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese trajton rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi do të krijojë precedentë që do të udhëheqë gjykatën për dekada me radhë. Ne shpresojmë që argumentet tona do të bindin Gjykatën që të shpalle ligjin kundërkushtetues”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.