Agjentët që luftojnë për mbijetesë
Në disa raste i tensionuar, i ashpër, një film me plot aksion. Kështu konsiderohet “Safe House”, një film që ka për karakter një aktor të njohur si Denzel Washington, që ka nofkën në film “Dorian Gray i zi” dhe është agjent i CIA, por që dikush e do të vdekur dhe atij i duhet të luftojë për mbijetesë.
Pas 10 vitesh në arrati nga akuza për tradhti, agjenti më i mirë i CIA është rishfaqur sërish dhe është dorëzuar.
Por, kur shtëpia e sigurisë ku ai po mbahej sulmohet nga mercenarët, një agjent i ri do ta ndihmojë të arratiset.
Tani dy aleatët e pazakontë duhet të mbijetojnë si të mundin dhe të zbulojnë njeriun përgjegjës që i do me çdo kusht të vdekur.
Këtu filmi do të merr kahe të ndryshme. Washington, që më shumë paraqitet si njeri misterioz që luan me emrin Tobin Frost, një ish agjenti të CIA, i cili i pafajshëm është urdhëruar të burgoset. Ai e di këtë, por në disa momente nuk do të arrijë të kuptojë se pse është dërguar në “shtëpinë e sigurisë”, një shtëpi kjo e ndërtuar për njerëz të CIA që duhet të rehabilitohen në të.
Washington mbush 57 vjet në këtë dhjetor, por edhe nëse ai ndjen ndonjë dhimbje nga mosha e tij, nuk e shpreh atë. “Safe House”, një tregim pak a shumë si i “Bourne” që flet për agjentët e këqij që dëshirojnë të luftojnë të mirët, duke u marrë me korrupsion dhe duke punuar për të vrarë ata që ua zënë rrugën, paraqiten edhe në këtë film, ku Washington luan rolin kryesor.
Ai është vrapuesi, boksieri dhe njeriu që përdor çdo armë në mënyrën më të ftohtë të mundshme, përderisa shikim i tij është tipik i një agjenti nga këmba deri të koka. Tobin Frost – një emër që është marrë nga nofkat e agjentëve të aeroportit – nuk është në të vërtetë një enigmë për filmbërësit dhe ata që e bëjnë këtë karakter, por Washington është aq i mirë sepse rezervon një dukje të ftohtë, misterioze dhe ndjenja të qeta që paraqiten aq bukur në këtë film.
Pyetja është: A e ka tradhtuar apo nuk e ka tradhtuar vendin e tij Frost dhe këtë përgjigje e japin skenaristët David Guggenheim dhe Daniel Espinosa, dy artistë të rinj suedezë, të cilët bëjnë që filmi “Safe House” të funksionojë. Filmi fillon në Cape Town, ku Matt Weston (Ryan Reynolds), një agjent i CIA i patestuar sapo kishte shkuar në këtë qytet dhe detyrë e tij ishte të zbulojë kompaninë që e mbikëqyr shtëpinë e sigurt.
Frost shkon në këtë qytet me një revole, pështillet me turmën dhe me qytetarët para ambasadës amerikane, ku pasi paraqet identitetin e tij përzihet me agjentët që gjenden brenda shtëpisë së sigurt.
Sikurse shumica e filmave aksion të regjisorit Espinosa, edhe këtu kemi disa skena të prera, por që zhvendosen shumë thjesht pranë njëra – tjetrës duke bërë skena katërshe shumë interesante. Në duar pothuajse laserike kemi skena me montazh që kalojnë nga kaosi vizual deri tek ai narrativ, përderisa kineasti lëviz skenat nga njëra anë në tjetrën pa ndonjë arsye të dukshme. Duke punuar me montazherin Richard Pearson, i cili bëri edhe filmin “The Bourne Supremacy”, Espinosa arrin të bëjë një hapësirë më të madhe vizuale, që funksionon më arsyeshëm në mënyrë narrative sidomos në kohë dhe hapësirë pavarësisht ndryshimit të tregimit dhe shpejtësisë së madhe që dy agjentët i kanë në dispozicion për të përfunduar sa më shpejt filmin.
Edhe pse skenaristët dëshirojnë ta japin një tregim të bazuar pak a shumë të “Bourne”, tregimi shkon më tepër tek cinizmi familjar së sa tek ndërtimi i një tregimi me konspiracion politik.
“Safe House” esencialisht është një film shumë efektiv sa i përket çarjeve dhe turbullirave që befasisht i shohim në këtë film. Washington pothuajse nuk flet gjatë gjithë filmit pavarësisht se ai është njëri kryesor i tij. Por si arrin Frost që të bëhet një njeri i këtillë pavarësisht se ka plot mistere brenda tij. Reynolds, i cili ka një karrierë të paqëndrueshme gjendet në fjalëkryqin e tij kur përballet me sfidën Washington, duke investuar ngadalë dhe duke ndërtuar me vullnet besueshmërinë e tij.
Espinosa arrin në mënyrë të drejtë të tërheq vëmendjen gatë skenave aksion të tij, të cilat oscilojnë në mes të sekuencave me shumë njerëz dhe ato më pak duke bërë që aktorët të kenë mundësi të punojnë dhe të tërheqin vëmendjen se janë duke bërë një film të një zhanri interesant.
“Safe House” pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçare, përderisa ai do të shfaqet javën e ardhshme në DigiGold.
——–
Safe House
Regjia: Daniel Espinosa; skenari: David Guggenheim; drejtor i fotografisë: Oliver Wood; montazha: Richard Pearson; muzika: Ramin Djawadi; dizajner: Brigitte Broch; kostumet: Susan Matheson; producentë: Scott Stuber; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 50 minuta.
Aktorë: Denzel Washington (Tobin Frost), Ryan Reynolds (Matt Weston), Vera Farmiga (Catherine Linklater), Brendan Gleeson (David Barloë), Sam Shepard (Harlan Whitford), Rubén Blades (Carlos Villar), Nora Arnezeder (Ana) dhe Robert Patrick (Kiefer).