Mobi Casa

Agjencia e fjetur e Pretenit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shteti i Kosovës shpenzon rreth gjysmë milioni euro çdo vit për punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit e cila që kur u themelua më 2006, me vendim të Kuvendit të Kosovës, kishte synim ta luftonte korrupsionin.

Për rreth 8 vjet punë, AKK nuk ka arritur ende të mbahet mend nga taksapaguesit për denoncimin e të paktën një ‘peshku’ të madh të korrupsionit. Asnjë zyrtar i lartë nuk është zënë në korrupsion si rezultat i angazhimit të AKK-së.

GRANDEMALL

Agjencia që udhëhiqet që dy mandate nga Hasan Preteni, kryesisht është marrë dhe merret me formularë të deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve dhe i krahason ato me vitet paraprake, ndërsa në disa raste edhe i dërgon disa prej tyre deri në prokurori por që në fakt, asnjë vepër korruptive në institucione nuk e ka çuar deri në fund.

Të gjitha raportet ndërkombëtare e nxjerrin Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon, ndërsa korrupsioni më i madh është konstatuar gjithmonë në sektorin publik, ku AKK e ka mision ta luftojë atë. Udhëheqës të organizatave të shoqërisë civile që kanë zbatuar disa projekte me qëllim luftën kundër korrupsionit, e vlerësojnë AKK-në si një institucion që vetëm shpenzon buxhet dhe krijon konfuzion në luftën kundër korrupsionit….(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.