RCCOLA

Agjencia e Akreditimit qëndron në Universitetin Publik të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të martën në Universitetin Publik të Gjilanit kanë qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës.

Ata kanë zhvilluar takime të ndara me stafin menaxhues, stafin akademik dhe studentët. Para tyre është bërë prezantimi i programeve për të cilat Universiteti Publik i Gjilanit ka aplikuar për akreditim.

Mobi Casa

Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këto programe.

Po ashtu, ekspertët e akreditimit kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit ku kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofrohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor./rajonipress/