Hidromorava

Agimi i (Th)Artë…

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Drilon Hyseni – Agimi i kaltër i nënqiellit shqiptar, në prag të ndërrimit të moteve, u nxiros nga një dritare e faqes zyrtare të Partisë neofashiste greke, Agimi i Artë, e cila shqiptarët si komb i vë në bisht të lahutës, i tallë dhe i qesëndisë pa fund.

“Shqiptarët, si një komb kaçakësh të trembur e të leckosur, janë krijuar nga italianët dhe mbështeten nga faktori sionist amerikan. Ata janë një mbeturinë e perandorisë osmane në tokën e lashtë greke të Ilirisë, që mburren me 100 vjet të historisë së tyre dhe mjafton një teshtitje e Greqisë, që të heshtë dhe goja e shqiptarit të fundit në botë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Agimit të Artë, i cili kërcënon se do t’i formoj degët e saj në Korçë, Himarë, Delvinë dhe Tepelenë, duke kënaqur, sipas anëtarëve të tij, kërkesën e helenizmit luftarak për Vorio-Epirin.

Këto fyerje janë të njohura edhe në fjalorin e shkrimtarit serb, Ivo Andriq, i cili shqiptarët i fyen, duke i nënçmuar si njerëz me kokë të qethur e lëkurzinjë si opinga, të njohur si barinj dhe sharragjinjë…

Politika greko-serbe, ndaj shqiptarëve si komb, është e vjetër dhe e kamotshme e antiqytetëruese. Shqiptarët si popull asnjëherë në fjalorin e tyre nuk e kanë shfrytëzuar zhargonin e rrugaçërisë, me shprehje bizare, kundër fqinjëve të tyre. Kjo është një kulturë, e assesi një frikë a servilizëm ndaj greko-sllavëve, të cilët edhe sot mundohen t’i gllabërojnë tokat shqiptare.

UBT

Aleanca Kuq e Zi reagoi ndaj kërcënimeve të partisë Agimi i Artë, duke nënvizuar se ata mund të trembin vetëm Qeverinë e Sali Berishës e askënd tjetër. Jo, Agimi i Artë mund ta tremb vetëm vetveten, të përlyer me fjalët nga më të ndytat, më të pistat e më vulgaret.

Agimi i (Th)Artë është zhytur në llucën e injorancës neofashiste dhe me atë politikë që vepron mund t’i shërbej vetëm urrejtjes ndërfqinjësore dhe injorancës grekomane, e cila po përballet me një krizë të madhe politike dhe ekonomike.

Me këto veprime Agimi i Artë nuk do ta zbeh luftën e drejtë e legjitime të Çamërisë dhe të çamëve për më shumë të drejta në Greqi, të cilët nuk mund të heqin dorë nga identiteti i tyre i të qenit shqiptar, kur dihet se dikur gjysma e Athinës ishte e banuar me shqiptarë.

Fyerjet janë arma e të dobëtit, ndaj nuk duhet të çohet shumë pluhur për atë që thotë një parti neofashiste e cila mezi e mban veten me kopalla e përralla megalomane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.