FITORJA

Agimi – (1963-1999)

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Meti Rexhepi

FIDANISHTJA


Lirinë edhe kur nuk e shihte i vizatonte shtrirjet konturve
i qasej si një të dashure e mbërthyer
në mes ferrash të gjalla prangash zinxhirësh ecejakesh e sy gacash
asaj ia hapte një shteg në fletën më të bardhën të zemrës
doemos nëse fleta e bardhë nuk joshte ndjesi
hapte arterien e kuqe të ngjyente penën
atëbotë të trishtë të censurës veshi veshit syri syrit
ia thurnin mitin përbindëshit
Agimi si agim desh i sheshonte ëndrrat e ngjyrosura kuqezi
fusha kishte sy mali veshë
lëvronte të mbillte mëtime me shkrola ngastrës së Tij hullive
shpalimi i fletës tek akëcili zgjonte kob dhe stuhi
Ai donte ti hidhte hapat ngastrave të gjyshërve andej këndej tela gjemborë akull kallnori përcëllimë gushti trupit këmbët i shtrinte tej Shtratit të Prokrustit liria nuk kishte vetëm ngjyrë të bardhë ashtu si shtjellohej në tabelën e zezë nën portretin “paqësor” të Perandorit skishte si të shkruhej ndryshe mbi të zezën
pos me shkumësin e bardhë
ishte soj lirie që ndërsente hienat e tërbimit Agimit
e bardha dritë nxirosej sterrë prej kafshimit
idili i përrallës në (s)fondin e fqinjit mbrehej tehu i sëpatës
për prerje qafësh bukurisë i vihej në cung hijeshia
lë të mbahet e lidhur nën një shije e ngjyrë
në klasë krejt përmbysur trajtësohej evoluimi
si mund të fluturonte në kaltërsi veçse një shqiponjë
dhe veçse e bardhë dhe vetëm sllave
në një simbol valonin drapër e çekan
bashkë me kallinj korrte dhe jetët drapri
e i thyente me çekan kafkat Slavku
buzëqeshjes gjysmë hapur e gjysmë fshehur të Diktatorit
tej për tej dritëhijeve i përshkuan shigjetat atë cinizëm të kulluar
dhe Agimit pa rastësinë si mbret i botës nga fjalori djaloshar
i zhubrosur
në Mal Koshare i shpalohej Sinonimi
shkrolat e fshehura në fleta po i merrnin trajta plumbash e predhash
çfarë alkimie përtej një Akademie
ëndrrat e shprushura po ktheheshin në zjarr tytash
përderisa buzë-brymtat ia puthnin gjumin në prita
e nuk i trembej predhave të verbërimit
tashmë agimi po e hedh prarimin e prillit
mbi legjendën e bronztë të Sinonimit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.