Fundamenti

Agim Veliu: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje, marrëveshja s’ka ndryshuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Agim Veliu ka thënë se marrëveshja e Bllokut vazhdon të mbetet në fuqi edhe pse ka thënë se ajo duhet të vlerësohet nga udhëheqësit e LDK’së, AAK’së, NISMES e Vetëvendosjes.

“Marrëveshja qëndron derisa të ulet Blloku bashkërisht. Kur të thotë Blloku se s’ka marrëveshje dhe është ndryshuar atëherë besoni. Marrëveshja qëndron ashtu siç është”, ka thënë Veliu për Express.

Ai ka mohuar se LDK ka nominuar Isa Mustafën për Kryeministës.

“Ne duhet të ulemi si Bllok dhe të shikojmë, të vlerësojmë. Tash për tash nuk mund të them diçka më shumë”, ka shtuar ai.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, kjo është java e fundit kur liderët e partive politike duhet t’i japin fund bllokadës pesëmujore në të kundërtën prej javës së ardhshme do të përballen me vendimin e Presidentes për t’i shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Agim Veliu thotë se LDK është e gatshme dhe për proces të ri zgjedhor.

“Ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje edhe për krijimin e institucioneve të reja”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.