Eko Higjiena

Agim Shkodra e paditë KEK-un, EULEX shqyrton rastin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Agim Shkodra udhëheqës i sektorit të matjeve në KEK është detyruar ta padisë KEK-un për shkak se ky institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për t`ia kthyer banesën që i ishte dhënë në vitet 1990 dhe i ishte marrë dhunshëm nga organet serbe. Shkodra tha se rasti i tij është heshtur më shumë se 7 vite nga Gjykata e Gjilanit kurse tani këtë lëndë po e shqyrton EULEX-i.

Edhe pse punon në KEK në Gjilan kjo nuk e ka penguar Agim Shkodrën që të padisë punëdhënësin për të realizuar të drejtën e pronësisë së banesës që i ishte dhënë qysh në vitet 1990, por që më vonë nga organet e dhunshme serbe ishte larguar me dhunë nga banesa.

Shkodra për rajonipress tregon historinë e banesës së tij për të cilën thotë se i ka të gjitha dokumentet valide se është pronar legjitim i saj. Shkodra tha se rasti i banesës së tij ishte heshtur më shumë se 7 vite nga ana e Gjykatës së Gjilanit.”Nuk vepronte askush edhe pse e drejta ishte në anën time. As KEK-u ku unë punojë dhe që e dinte rastin mirë nuk e zgjidhte problemin” tha Shkodra.

Ai tha se është detyruar që përmes padisë në Gjykatë të kërkojë të drejtën e tij për shfrytëzimin e banesës e cila ishte uzurpuar nga një shërbëtor i organeve të dhunshme serbe.

Fundamenti

Shkodra tani pas shtatë vitesh ka një fije shprese te EULEX e cila ka marrë përsipër rastin e tij.”Unë jam njëri nga inxhinierët e parë të diplomuar që jam punësuar në distribucionin e KEK-ut në Gjilan. Duke parë angazhimin tim në vitet e 90-ta organet serbe më nxorën me polici dhe me dhunë nga banesa. Tani asgjë nuk po kërkojë më shumë, pos realizimin e pronësisë e cila me të gjitha dokumentet ligjore është pronë e imja” tha Shkodra.

Shkodra tha se KEK-u realisht e ka pranuar gjendjen reale dhe e pranon edhe vendimin përfundimtar të Gjykatës cili do që të jetë ai, por uzurpatori tanimë ka vdekur dhe kjo shkakton pak huti për të vendosur shpejt organet e EULEX-it.

Megjithatë Shkodra është i bindur se drejtësia do të triumfojë dhe djersa e tij shumëvjeçare nuk do të mbetet në harresë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: