UBT

Agim Ramadani me veprën heroike nderoi Karadakun e Kosovën

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Muhamet Ajrullahu nipi i Agim Ramadanit ka çdo vit që e viziton Kosharen, vendin ku Agim Ramadani dhe shokët e tij shkruan historinë, duke thyer kufirin dhe duke dëshmuar se s`ka asgjë më të shtrenjtë se sa liria. Agimi ynë me veprën e madhe që bëri u shndërrua në legjendë të gjallë sepse ai nderoi Karadakun, Zhegrën e tërë Kosovën thotë ai.

“Ndjehem pak i plogësht, sikur më tradhtojnë lotët dhe emocionet kur shkojë tek Kosharja e Agim Ramadanit, aty ku Agimi me shok luftoi me një ushtri e shtet kriminal, vetëm që gjeneratat e reja ta gëzojnë lirinë dhe të jenë të bashkuar andej e këndej kufirit”, kështu e nis rrëfimin e tij Muhamet Ajrullahu, ndryshe nipi i Agim Ramadanit.

Muhameti as edhe këtë vit nuk është ndalur dhe ka shkuar në Koshare për të përjetuar momente krenarie. “Agim Ramadani u bë legjendë e gjallë dhe u shndërrua në simbol të krenarisë për krejt Karadakun e Kosovën. Agimi thjeshtë u bë i pavdekshëm sepse i la të gjitha lukset që i kishte në perëndim dhe hyri në luftë. Andaj Agim Ramadanin e nderojnë dhe e respektojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen” shprehet Ajrullahu raporton rajonipress.

“A ka më mirë se të jesh pjesë e një historie ku thyhet kufiri shqiptaro – shqiptarë dhe a ka më mirë që të jesh protagonist i shkuljes së gurit ndarës që kishte shkaktuar vetëm dhunë e gjakderdhje për shqiptarët” shton Muhameti.

Muhamet Ajrullahu thotë se ndihet shumë krenar që pas luftës ka arritur të sensibilizojë në të gjitha format kontributin dhe veprën reale që e ka treguar Agimi.”Për kontributin e Agim Ramadanit ende ka nevojë të mbahen e organizohen tubime e debate shkencore sepse Agimi kishte dimensione të kalibrit të madh intelektual. Ai ishte edhe poet e krijues i mirëfilltë dhe profesionist e strateg i luftës e i veprimit” shton Ajrullahu.

Ajo çka e veçon një hero dhe një trim të pavdekshëm siç ishte Agimi, është bashkimi i çdo familje shqiptare sepse Agimi i bëri bashkë të gjitha ideologjitë e grupacionet dhe roli i tij është më shumë se historik sqaron Ajrullahu.

Uji Dea

“Për mua Kosharja është heroike përherë dhe është krenaria e Kosovës, për çka duhet të studiohet e analizohet në detaje i tërë koncepti ushtarak që Agimi ka përfaqësuar dhe realizuar në këtë betejë”.

Ndryshe, Muhamet Ajrullahu ishte iniciatori dhe realizatori kryesor i projektit për vendosjen e shtatores së Agim Ramadanit në qendër të Gjilani dhe ka dhënë gjithçka nga vetja që figura e Agim Ramadanit të jetë e përfaqësuar denjësisht në jetën politike e publike të Kosovës. Dhe me dinjitet edhe kompania e tij mbanë emrin “AR – KATANA”.

Agim Ramadani ndryshe Muhamet Ajrullahun e quante edhe si “klyshi i dajës” për çka i kishte kushtuar edhe një shënim të cilën po e botojmë në tërësi.

Me mallin e para 25 viteve tu hodha në qafë, si atëherë kur të prisja pasdere i fshehur për me të befasuar!
Se ktheve kokën fare me më than “klyshi i Dajës” por unë e ndjeva zërin tënd thellë në shpirt ku fsheh dashurinë dhe mallin për ty !
Erdhe daja im i mirë, ashtu siç e meriton, me madhështi, Krenari e dashuri për atdheun që çmon luftën dhe sakrificën tënde!
Lavdi e përjetshme Sakrificës tënde, në çdo hap do të përpiqem të plotësoj ëndrrat, dëshirat dhe shpresën që Atdheu ta shijoj lirinë e merituar.
Me respekt dhe dashuri Nipi yt

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.