ARKATANA

Agim Ademi viziton fushat futbollistike në qytetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ademi ka parë nga afër gjendjen e fushave në Gjilan, ku gjatë vizitës ka takuar edhe mirëmbajtësin e fushës dhe punëtorin e madh, Avdullah Syla (Dulla).

Shkrimi i plotë: Sot isha për vizitë edhe në stadiumet e Gjilanit, në fushën me bari sintetik të ndërtuar nga federata dhe në Stadiumin e Qytetit, ku takova mirëmbajtësin e fushës dhe punëtorin e madh, Avdullah Syla (Dulla), e ku nga afër e pashë gjendjen e fushave.

Edhe një herë kërkoj dhe e lus ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku që të veprojë sa më shpejtë, në mënyrë që të përfundojnë projektet e ndërprera të stadiumeve në Gjilan dhe në Pejë, por edhe në stadiumet e tjera, të cilat janë në punim e sipër, e sidomos stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, pasi është bërë goxha kohë që kanë filluar punimet.

Mobi Casa

Po ashtu, u sugjeroj klubeve përkatëse që veprojnë në këto stadiume që të kërkojnë nga komunat ku e zhvillojnë aktivitetin që t’u jepen stadiumet në shfrytëzim në afat të gjatë prej 99 vjetësh (siç u veprua në Komunën e Prishtinës, që iu nda toka festivalit ‘Sunny Hill’ për 99 vjet). Konsideroj se kjo është një metodë me të cilën duhet të veprohet edhe për stadiumet e futbollit dhe jam i lumtur që ky ligj ka filluar të të zbatohet në praktikë nga Kuvendet Komunale, pasi kjo na jep mundësi neve si FFK që të investojmë me fondet e UEFA-s dhe FIFA-s në këto stadiume.

Për të investuar me këto fonde minimumi duhet që klubeve t’u jepen në shfrytëzim stadiumet nga 45 vjet. Andaj, apeli im për të gjitha klubet dhe organizatat e futbollit është që kur kërkojnë tokë nga komunat me destinacion fushat e futbollit, kërkesën në asambletë komunale ta bëjnë për 99 vite shfrytëzim. Po ashtu, kërkoj nga klubet dhe regjionet që të bëjnë mirëmbajtjen e objekteve dhe stadiumeve, e sidomos fushave të lojës, me përkushtim dhe me kujdes maksimal. Gjithashtu, shumë shpejt do të riorganizohet Regjioni i Gjilanit për t’u bërë sa më funksional. #BashkëPërFutbollin

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.