UBT

Agani: Shamia nuk është uniformë fetare, do të lejohet në shkolla nga shtatori

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Ferid Agani njëherësh kryetar i Partisë së Drejtësisë ka ripërsëritur se nga shtatori vajzat me shami do të lejohen të vijojnë mësimet në shkollat publike arsimore të vendit.

Sipas Aganit do të ketë qëndrim institucional rreth asaj që shamia nuk paraqet uniformë fetare dhe ajo mund të lejohet në shkolla.

“Nuk bëhet fjalë për ndalesë të mbulesës ose shamisë në shkolla, bëhet fjalë për ndalesë të uniformës fetare, personave fetarë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të vendit”, tha Agani për RTK.

Hidromorava

Por Ministria e Arsimit ende nuk ka qëndrim të prerë për këtë çështje.

Ata thonë se vetëm janë zbatues të ligjit.