Uji Dea

Agani kërkon në Gjilan aktivist me kulturë të përgjegjshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Gjatë një vizite që Ferid Agani i ka bërë selisë së PD-së në Gjilan, nga kryesia dhe aktivistët tjerë të PD-së ka kërkuar shtimin dhe shtrirjen e aktiviteteve partiake në mesin e njerëzve me qetësi dhe me një kulturë të përgjegjshme.

Kryetari i PD-së Ferid Agani ka vizituar selinë e PD-së në Gjilan me rastin e hapjes dhe përurimin e selisë së re të PD-së dega në Gjilan. Agani i cili shoqërohej edhe nga dy këshilltarët e tij QehramTelçiu dhe Hysamedin Haxhijaha, është pritur nga kryetarja e degës Sevete Shurdhani e cila ka njohur mysafirët për përpjekjet e konsolidimit që po bënë kjo degë.

Agani nga afër është njoftuar me aktivitetin e kryesisë së re të PD- së në Gjilan, kryesi kjo e dalë nga zgjedhjet e fundit.

Fundamenti

Agani në këtë takim ka paraqitur ide në lidhje me koalicionin, zgjedhjet si dhe situatën politike dhe sociale me të cilët ballafaqohemi për çdo ditë. Ministri Agani në vazhdim në bashkëbisedim me kryesinë dhe një grupi të anëtarëve të PD-së dega Gjilan pastaj paraqiti idetë dhe elaboroi mirë çështjen e Ligjit për Shëndetësi si dhe vështirësitë që ka pasur ligji gjatë përgatitjes dhe aprovimit në Parlamentin e Kosovës.

Takimi mes Aganit dhe të ftuarve tjerë ishte mjaft relaksues duke diskutuar edhe për disa çështje që e preokupojnë popullatën e Gjilanit e cila ka lidhje më të afërta miqësie me banorët e Luginës së Preshevës.

Si ministri Agani ashtu edhe kryetarja e degës Shurdhani sqaruan para të pranishmëve për masat emergjente që kishin ndërmarrë Spitali Regjional i Gjilanit dhe MSH-ja lidhur me gjendjen e rëndë të popullit të Luginës së Preshevës. Duke përfunduar këtë vizitë ministri Agani kërkoi dhe këshilloi kryetaren, kryesinë dhe aktivistët tjerë të PD-së për shtimin dhe shtrirjen e aktiviteteve partiake në mesin e njerëzve me qetësi dhe me një kulturë të përgjegjshme. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.