Uji Dea

Agani kërkon dialog me komunat, për projektligjin e shëndetësisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan –Ministri i shëndetësisë Ferid Agani në takim me Qemajl Mustafën ka biseduar për reformën shëndetësore,për kompetencat e komunës karshi shëndetësisë në të ardhmen,për reformën shëndetësore,dhe për mjekët e rinj specializantë.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani gjatë vizitës së tij që i ka bërë Gjilanit ka thënë se reforma shëndetësore nuk guxon të dështojë për asnjë minutë. Këto komente Agani i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me kreun e Gjilanit Qemajl Mustafa.

Agani tha se ministria që ai drejton ka arritur të sigurojë një projektligj shëndetësor reformues që kënaq të gjitha palët duke filluar nga mjekët,personeli teknik,pacientët e mekanizmat tjerë që lidhen me shëndetësinë kosovare.

Agani tha se punët nuk janë keq në ministrinë e Shëndetësisë, por e pranojë se megjithatë kanë ende sfida për të quar më përpara ngritjen e nivelit shëndetësor dhe cilësinë.

Agani tha se me sistemin e ri shëndetësor nxitet cilësia e shërbimeve kurse mjekëve u ndalohet që të punojnë në vende të punës. Agani tha se synohet të të ketë një punësim më të madh të mjekëve të rinj-specializantë sepse nevojat e qytetarëve janë të mëdha.”Ne kemi një buxhet të limituar për barnat esenciale dhe për nevojat tjera shëndetësore që ka popullata e Kosovës.

Mobi Casa

Agani tha se po viziton komunat për të dialoguar me to dhe për të parë nevojat dhe vërejtjet që kanë ata në raport me sistemin shëndetësor. Sipas tij Gjilani shquhet për një nivel të kënaqshëm shëndetësor edhe pse ministri tha se ka dëgjuar që pacientët shqiptarë ende frekuentojnë fshatrat serbe dhe ambulancat private atje.”Për ne me rëndësi është niveli i shërbimeve ,duke mos përjashtuar këtu edhe faktin se ata mjek duhet t`i përgjigjen institucioneve kosovare”.

Agani nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë se si do të veprohet me rastin e Xhavit Hajdarit drejtor në spitalin e Gjilanit i cili edhe pse ka të ngritur zyrtarisht një aktakuzë për shpërdorim të detyrës zyrtare, vazhdon të punojë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet regjionale janë nën llupën e prokurorisë dhe të hetuesve dhe kjo është mirë sepse duhet të sqarohen dhe të dihen të gjitha ato dyshime. Këto hetime janë të mira sepse largojnë të gjitha dilemat” tha Agani.

Ndërkaq Qemajl Mustafa tha se në takim me Aganin kanë identifikuar të metat dhe dobësitë në sistemin shëndetësor. Edhe, Mustafa tha se sistemi shëndetësor duhet të jetë stimulues dhe të avancojë edhe mjekët e rinj dhe punën e tyre.

Mustafa tha se ai dhe komuna e Gjilanit do të bashkëpunojnë ngushtë me MSH sepse sipas tij me ardhjen e Ferid Aganit në krye të këtij institucioni vërehet një frymim më i mirë shëndetësor./rajonipress/

Mund të ju interesoj: