United Hospital

Agani: Do t’i mbështesim financiarisht 30 specializantë nga Presheva

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gani Shabani pritën të hënën në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Në këtë takim, siç bën me dije MSH, u bisedua për realizimin e marrëveshjes së përkrahjes për funksionalizimin e maternitetit në komunën e Preshevës dhe për bashkëpunim e përkrahje edhe në aspekte të tjera të ngritjes së kuadrit profesional mjekësor për Luginën e Preshevës.

Uji Dea

Agani e informoi kryetarin e Komunës së Preshevës edhe për programin e mbështetjes së specializantëve nga Lugina për shkollimin e tyre specialistik, me ç’rast gjatë këtij viti, “Ministria e Shëndetësisë do t’i mbështes financiarisht 30 specializantë të Luginës së Preshevës për vijimin e shkollimit spcialistik në Kosovë”, sipas programit të filluar më 2012.

Kryetari i Preshevës, Mustafa, e ka falënderuar Ministrin Agani dhe Ministrinë e Shëndetësisë për këtë vendim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.