Agani “akuzon” Aganin

Armend Agani, pronar i kompanisë farmaceutike “Agani”, është ankuar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) për kurdisje tenderësh në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Ferid Agani.
Pavarësisht se pronari i kësaj kompanie farmaceutike e ka kushëri ministrin Ferid Aganin, ai dyshon se po i bëhen padrejtësi në tenderët e kësaj Ministrie.
Një shkresë që e ka siguruar gazeta “Zëri” flet për kurdisje tenderësh në Ministrinë e Shëndetësisë. (Zëri)