ARKATANA

Afro 1200 studentë vijojnë studimet në programe të paakredituara

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ata kanë studiuar dy, përkatësisht tre vjet dhe rrezikojnë të mos marrin diploma të vlefshme.

Afro 1 mijë e 200 studentë, të tetë drejtimeve lëndore në Fakultetin e Edukimit, ndjekin programe studimi të cilat nuk janë akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AAK) – shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë studiuar dy, përkatësisht tre vjet dhe rrezikojnë të mos marrin diploma të vlefshme.

KKVITI

Programet e studimit: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA), Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA), Fizikë – Kimi (BA), Biologji – Kimi (BA), Matematikë – Informatikë (BA), Teknologji Informative (BA), Histori – Edukatë Qytetare (BA), dhe Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA), janë programe të cilat kanë marrë pëlqimin nga Agjencia e Akreditimit për periudhën njëvjeçare.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku, ka thënë se për këtë janë përgjegjëse Ministria dhe Rektorati.