UBT

”Afro 10 mijë persona nisin aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas planifikimeve të cilat janë bërë nga Task Forca “Ta pastrojmë Gjilanin”, e koordinuar nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve komunale, Gjykatës, Prokurorisë, Policisë së Kosovës, FSK-së, shkollave fillore e të mesme, bashkësive fetare, ndërmarrjeve publike, shëndetësisë primare e regjionale, organizatave rinore, veteranëve, operatorëve privat dhe qytetarëve të shumtë, sot ka nisur në mëngjes aktiviteti për pastrimin e gjithë territorit të Gjilanit.

Kryetari Haziri para turmës së mbledhur në sheshin qendror “Agim Ramadani” ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e bashkangjitur në këtë aksion për një ambient të pastër.

FIDANISHTJA

“Ju falënderoj të gjithëve që ju keni përgjigjur ftesës për pastrimin e qytetit, lagjeve e fshatrave. Për një javë do të bëjmë vetëm pastrim dhe grumbullim të mbeturinave. Javën e ardhshme do të punojmë për mbjelljen e drunjëve dekorativ dhe gjelbrim të hapësirave nëpër pjesë të ndryshme të qytetit. Së bashku do të punojmë vazhdimisht edhe për ruajtjen e ambientit në të ardhmen. Sot ky aksion do të nis edhe në lagje dhe fshatrat e Komunës sonë, përmes këshillave të fshatrave, bashkësive fetare dhe banorëve nëpër lokalitetet atje”, ka thënë kryetari Haziri, i cili gjatë ditës do të vizitoj pika të caktuara nëpër qytet.

Për ndryshe, besohet se në qytetin e Gjilanit sot janë duke pastruar afro 10 mijë persona, që nga shkollat me afro 6 mijë nxënës e mësimdhënës, rreth 500 mjek, rreth 300 shërbyes civil, rreth 500 punëtor të ndërmarrjeve komunale, afro 500 persona nga organizimi i bashkësive fetare, pastaj vullnetarë të shumtë, OJQ, etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.