FIDANISHTJA

Afrim Shahini specialist i fitoreve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shënues: Almedin Murati në minutën 54. Sa herë që largohen kryetrajnerët në KF Drita, ata për pak kohë i zëvendëson ndihmësi Afrim Shahini e sa herë që ky i fundit e ka udhëhequr ekipin e deri tashti ndodhi katër herë, gjithnjë Drita ka shënuar fitore. Drita – Llamkoso Kosova 1:0 (0:0)

Kështu ndodhi edhe këtë të premte, kur Afrim Shahini mori timonin nga i shkarkuari Agron Selmani dhe specialisti i fitoreve, Afrim Shahini, ia doli t’a mposht kampionin në fuqi Llamkos Kosovën, me rezultat 1:0. Është interesant e dhëna se nga tri fitore që Drita i ka shënuar në këtë kampionat, dy nga to i ka arritur ndaj Llamkos Kosovës, edhe atë me rezultat të njëjtë 1:0.

Ekipi vendas ka qenë bindshëm më i mirë se sa mysafirët, duke mos ua lejuar atyre asnjë rast, derisa vetë ka krijuar një mori rastesh, por që u konkretizua vetëm një prej tyre.

Në pjesën e parë, në minutën 26, Rexhepi ka gjuajtur nga largësia, por topi u përplas për tërthorëse. Nuk shkoi shumë e në minutën 32, Murati goditi furishëm, por në vend ishte Tahiri, që me gjuajtje të bukur shpëtoi golin. Nga pjesa e parë vlenë të përmendet edhe rasti në minutën 44, kur Gashi lëshoi një rast që nuk do të duhej huqur, ngase tërësisht i vetmuar e kërkoi këndin, por portieri Tahiri, ia arriti të shmang gol të sigurt. Llamkos Kosova, kampion në fuqi, nuk e pati asnjë rast të mirë në pjesën e parë e këtë vështirë e bëri edhe të dytën, ndërkohë që vendasit e shënuan fitoren nëpërmjet rastit në minutën 54, kur Almedin Murati ka dhënë një supergoditje nga largësia, duke gjuajtur me të majtën dhe ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portierit mysafir.

Me këtë fitore, Drita ka ngelur në shumën e 12 pikëve, por që edhe më tej nuk mund të bëjë gjumë të rehatshëm sa i përket luftës për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, derisa mysafirët, që po vazhdojnë të luajnë edhe më tej pa paga, kanë ngelur në kuotën e 17 pikëve, duke mbajtur mesin e tabelës.

Thanë pas ndeshjes:

ARKATANA

Afrim Shahini: “Ndeshja e katërt që po e udhëheq dhe kam po aq fitore, Djemtë luftuan për çdo top. U kthye motivi për ne. Do të mundohemi që edhe në të ardhmen të mbledhim pikë. Fitorja ishte e duhur. Mysafirëve nuk u lamq asnjë rast e ne patëm shumë më tepër nga loja. Jemi të përgatitur edhe për ndeshjet që na kanë mbetur”

Ismet Munishi (Llamkos Kosova): “Drita luftoi me një ekip të ri, ditën të luajnë. Ne luajtëm dobët në pjesën e parë , në të dytën më mirë, por humbëm me meritë. Kemi probleme në mesfushë, në sulm e në gjërat elementare. Treguam se nuk jemi të gatshëm t’a mundim Dritën. U vërejt mungesa e Statovcit, që po na mungon shumë”

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 400. Arbitra; Baliu, Preniqi, Hyseni. Shënues: Almedin Murati në minutën 54. Kartoni verdhë: Rexhepi, Tusuni – Osmani, Veseli.

Drita: Huruglica, Baxhuku, Tusuni, Syla, Limani, Murati, Sermaxhaj (Ajdari), Rexhepi, Gashi (Kelmendi), Haliti, Berisha.

Llamkos Kosova: Tahiri, Prekazi, Veseli, Ramadani, (Hasani), Izmaku, Shala, Veseli (Zabërxha), Gërxhaliu (Osmani), Shabani, Ahmeti, Dragusha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.