UBT

Afrim Ramnabaja, kandidat i PDC-së në Delemont

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Me ndihmën e miqve tanë zviceranë do të përpiqem për përmirësimin e pozitës së komunitetit tonë këtu

Në kantonin Jura, gjegjësisht në kryeqytetin e tij, Delemont, më 21 tetor, të dielën që vjen, mbahen zgjedhjet për asamblenë komunale. Ndër kandidatët për tu zgjedhur është edhe bashkatdhetari ynë, Afrim Ramnabaja, i cili është kandiduar nga partia Demokristiane e Zvicrës (PDC-CVP).

Në një intervistë për albinfo.ch, Afrimi sqaron përse ka zgjedhur pikërisht këtë parti, cilat janë përvojat e tij dhe të komunitetit shqiptar të Jura-s me PDC-në, raportet që kjo parti ka krijuar edhe me Kosovën, pastaj për aktivitetin e tij si menaxher i një firme dhe për angazhimin në komunitetin e këtushëm shqiptar.

Albinfo.ch: Kush është Afrim Ramnabaja?

A.Ramnabaja: Jam një qytetar nga Komuna e Dardanës ose Kamenicës ndërsa prej 17 vitesh jetoj në Zvicer. Jam i martuar dhe kam 3 fëmijë. Kam të kryer shkollën e mesme dhe prej 15 vitesh punoj si menaxher. Ka dy vite që kam hapur një firmë të renovimit. E udhëheq po ashtu klubin ose qendrën e shqiptarëve „Newborn“ në Delemont dhe jam sekretar i komunitetit shqiptar në kantonin Jura.

Albinfo.ch: Ju kanidoni për Partinë Demokristiane, PDC. Sa kohë jeni në këtë parti dhe a keni kandiduar ndonjëherë më parë në zgjedhje?

A.Ramnabaja: Anëtar i PDC-së jam prej pesë vitesh, ndërsa kjo është hera e parë që kandidoj për zgjedhjet komunale.

Albinfo.ch: Përse keni zgjedhur pikërisht këtë parti? Çka ofron ajo më shumë se të tjerat?

A.Ramnabaja: E kam zgjedhur PDC-në sepse është partia që në 5 vitet e fundit ka ndihmuar më së shumti të huajt në këtë kanton. Ajo na mundëson të ulemi bashkë në një tavolinë dhe t`i zgjidhim së bashku problemet e të huajve ashtu si dhe çdo problem tjetër.

Sa për informim, kryetari i Delemontit, Pierre Kohler, që vjen nga kjo parti, është njeriu që ka përkrahur më së shumti shqiptarët. Këtë e ka bërë edhe më parë, si ministër në qeverinë e kantonit po edhe si deputet i Parlamentit të Zvicrës. Ky njeri është ai që ua mundësoi të gjithë shqiptarëve të shprehen për të drejtat e tyre në kantonin Jura. Të përmendim po ashtu se ai ka vizituar dy herë Kosovën së bashku me ministra dhe me deputetë të kanonit, me ç`rast i kam shoqëruar edhe unë.

Mobi Casa

Albinfo.ch: Cila do të ishte fusha ku ju do të angazhoheshit nëse zgjidheni deputet?

A.Ramnabaja: Do të angazhohem për integrimin sa më të mirë të të huajve në Kantonin e Juras dhe do t`i shfrytëzoj të gjitha mundësitë për të avancuar pozitën e shqiptarëve këtu.

Albinfo.ch: Cila është oferta juaj që u drejtoni shqiptarëve me të drejtë vote, në mënyrë që ata të votojnë për ju?

A.Ramnabaja: Së bashku me mikun më të madh që kanë shqiptarët në këtë kanton me kryetarin e komunës së Delemontit (Kohler), që sapo është zgjedhur edhe për 5 vite për të dytën herë në këtë post, do të bëj gjithë çka është e mundur për përmirësimin e pozitës së komunitetit tonë këtu.

Ideja jonë është se si të krijojmë mundësitë që të huajtë të investojnë në Kosovë. Po ashtu do të përpiqemi t`u mundësojmë të rinjve nga Kosova që të vijnë në Zvicër për çdo vit duke u siguruar viza. Në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi të mësojnë ndonjë zanat etj. Me një fjalë, po punojmë shumë për të arritur sado pak. Unë llogaris në mbështetjen e të gjithëve. Me këtë rast falënderoj edhe ambasadorin Malaj për vizitën që më bëri dhe përkrahjen që ma ofroi.

Albinfo.ch: Ju njiheni si aktivist në komunitetin shqiptar. Po në mesin e zviceranëve a ju njohin dhe a shpresoni të merrni vota edhe nga ata?

A.Ramnabaja: Pasi që unë, së bashku me disa aktivistë tjerë shqiptarë në këtë kanton kemi punuar shumë për kumunitetin shqiptar, kam krijuar edhe shumë lidhje e miqësi edhe me qytetarë të këtushëm zviceranë. Kështu, unë kam shumë premtime për përkrahje, si nga ana e partisë ashtu dhe nga shqiptarët në këtë komunë.

Pra, kam përkrahje të gjerë edhe nga ana e disa ministrave dhe politikanëve tjerë të kantonit dhe siç e thashë më parë, edhe nga kryetari i Deelemontit. Gjithsesi, përkrahje pres edhe nga kryetari i Bashkësisë Shqiptare të kantonit Jura. Bashkësia në fjalë përkrah arritjet e një qytetari të Kosovës.

Të përkujtoj se në dy udhëtimet që i kemi bërë në Kosovë me krerët e kantonit, kemi vizituar ministri të ndryshme, qeveri komunale, spitale, investimet e bëra nga Zvicra etj. Po ashtu kemi pasur ftesë zyrtare edhe nga ministri Makolli. Ndërsa kryetari i Delemontit na ka mundësuar po ashtu që shumë kryetarë të komunave të Kosovës të bëjnë vizita zyrtare në Zvicër, gjegjësisht në kantonin Jura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.