Fundamenti

Afrim Myrtaj, trupi i plagosur i Lirisë, shpirti i pamposhtur i Kosovës

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Afrim Myrtaj nga Gjilani është një nga ata bij të rrallë të Kosovës, mbi supet dhe në trupin e të cilëve u shkrua liria. Një nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai përfaqëson figurën e luftëtarit stoik që i mbijetoi vdekjes, por kurrë nuk iu dorëzua armikut. Ka njerëz që historinë e Kosovës nuk e lexojnë në libra, por e mbajnë të gdhendur në trup. Afrim Myrtaj është njëri prej tyre. Një nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar që i mbijetoi vdekjes më shumë se një herë, ai është dëshmia e gjallë e çmimit të lirisë. Me trupin e shpuar nga mbi njëmbëdhjetë plumba dhe me shpirtin të pathyer, Myrtaj përfaqëson gjeneratën e atyre që nuk u tërhoqën as para rafaleve të mitralozëve, as para makinerisë vrastare të regjimit serb.

Në historinë e luftës çlirimtare, emri i tij qëndron jo vetëm si simbol guximi, por si dëshmi e gjallë se liria e Kosovës u fitua nga njerëz që ishin të gatshëm të paguanin gjithçka, edhe me jetën.

Në historinë e luftës çlirimtare shqiptare, shtati i Afrim Myrtajt zë një vend të veçantë, mbi 11 herë i goditur nga plumbat e armikut, ai qëndroi në këmbë, përballoi rafalet e mitralozëve dhe i mbijetoi një makinerie vrastare që synonte zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Plagët në trupin e tij janë plagë të lirisë, dëshmi e gjallë e çmimit që u pagua për çlirimin e Kosovës.

Afrim Myrtaj është një nga emrat emblemë të luftës së armatosur të UÇK-së, veçanërisht në Zonën Operative të Karadakut, ku guximi, besimi dhe vetëmohimi i tij u shndërruan në shembull frymëzimi për shokët e armës. Ai i dha luftës për liri gjakun, trupin dhe jetën e tij, pa kursyer asgjë për çlirimin e atdheut nga regjimi pushtues serb.

Heroizmi i tij nuk është mit, por fakt: plagë përpara, plagë prapa, plagë anash – shenja të një përballjeje ballë për ballë me armikun, të një njeriu që nuk u tërhoq, nuk u thye dhe nuk u dorëzua. Të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, duhet ta dinë se ku dhe sa plagë mban në trup heroi i gjallë i Kosovës, Afrim Myrtaj.

I lindur dhe rritur në një familje intelektuale dhe thellësisht patriotike, Afrimi u edukua me ndjenjën e sakrificës për atdheun. Kur shpresa e shqiptarëve po shuhej nën represionin serb, ai zgjodhi rrugën më të vështirë, por më të ndershme: iu bashkua shokëve të armës për t’i prerë rrugën një regjimi kriminal dhe për t’i dalë zot vendit të vet. Ishte ndër të parët që e përqafoi rreshtimin në UÇK, me bindjen se liria nuk dhurohet, por fitohet.

Gjatë luftimeve të ashpra, në pritën e drejtpërdrejtë nga forcat serbe, Afrim Myrtaj u plagos rëndë, duke marrë 11 plumba në trup.

HW

Në ofensivën e Zhegovcit, ai ishte pranë dëshmorit Pajazit Ahmeti, i cili ra heroikisht nën breshërinë e armikut. “Kam qenë afër Pajazit Ahmetit kur ramë në pritë. Ata shtinë menjëherë dhe unë mora nëntë plumba në trup, ndërsa Pajaziti vdiq në vend, i goditur mizorisht”, rrëfen Afrimi, duke dëshmuar një nga faqet më të dhimbshme dhe më heroike të luftës.

Sipas tij, ofensiva e Zhegovcit nisi më 15 prill 1999, rreth orës 10:00 paradite. Edhe pse i plagosur rëndë, ai arriti të vetëmbrohej, të largohej dhe të shpëtonte, duke i mbijetuar vdekjes për të dëshmuar të vërtetën dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve të tij.

“Luftën nuk e kam përkrahur kurrë si qëllim, por vetëm si mjet për paqe”, shprehet Afrim Myrtaj. “Ia dola t’i dal zot vendit dhe popullit tim.” Lufta e tij, së bashku me shokët e UÇK-së, mbetet një nga periudhat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare, një epokë guximi dhe vetëmohimi përballë ushtrisë, paramilitarëve dhe makinerisë shtetërore serbo-sllave.

Sot, Afrim Myrtaj shërben si polic në Njësitin e Hetimeve Kriminale në Gjilan, duke vazhduar t’i shërbejë vendit me të njëjtin përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi. Nga fronti i luftës në frontin e rendit dhe ligjit, ai mbetet simbol i shërbimit ndaj atdheut.

Afrim Myrtaj nuk është vetëm dëshmitar i historisë, ai është historia e gjallë e Kosovës, një trup i plagosur për liri dhe një shpirt që kurrë nuk u nënshtrua./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.