Hidromorava

Aforizma dhe Sarkazma të shkruara nga Arif Ejupi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjakun e heronjve e mohojnë vetëm ata që nuk kanë guxuar as pordhën me lëshuar para policëve dhe ushtarëve të armikut.

1) Na bashkoi lufta na ndau interesi.
2) Heronjtë s’ kanë parti, kanë vetëm Atdhe ! Karrieristët parti dhe interes.
3) Hipokrizinë tonë e tregojmë kur takojmë familjarë, shokë e miq dhe u themi; uh-sa na paska marrë malli me u parë, edhe pse e kemi komunikimin falas rrallë ose fare komunikojmë me njëri-tjetrin.
4) Gjakun e heronjve e mohojnë vetëm ata që nuk kanë guxuar as pordhën me lëshuar para policëve dhe ushtarëve të armikut.
5) Shoqërinë e helmojnë ata që nuk kanë qëndrime por kanë interesa.
6) Të gjithë e kanë të qartë që Diaspora është strofulli më i përshtatshëm i partive politike dhe i këngëtarëve tallava.
7) Vendi më i përshtatshëm me hëngër qyl është Kuvendi i Kosovës, andaj të gjithë vrapojnë me u bërë deputetë.
8) Më mirë rri pa u martuar e mos ua bërë nënë të përdalën fëmijëve.
9) Për inat të njëri-tjetrit rrasemi deri në fyt në kredi, bëjmë shtëpi luksoze në vendlindje, harrojmë që ato i shfrytëzojmë vetëm njëherë në vitit. Po të ndërtonim në vend të tyre fabrika e uzina s’ do të ishim shpërndarë nëpër botë sikur vezët e qyqes.
10) Hoxha dhe prifti bukën e sigurojnë prej të vdekurve (asnjëri e as tjetri nuk na varrosin pa e papaguar anëtarësinë (humanizëm se jo mahi )
11) Ai që e mohon origjinën dhe gjuhën e vet s’ meriton as varr në Atdhe.
12) Njerëzit me koka të nxehta u shpallin luftë edhe engjëjve.
13) Ata që kanë punuar nën masat e dhunshme të Serbisë, po thonë Dr. Ibrahim Rugova, na ka thënë vetëm ju, me luftë nga brenda mundeni me dëbuar Serbinë nga Kosova ( këtë batutë e hanë vetëm ata që nuk kanë fare tru ( Asnjëherë nuk ka ndodhur që lepujt t’i kenë dëbuar derrat nga pylli)
14)Fanatiku harron që ushqehet me bukën e Perëndimit, mbron tradita dhe zakone të mbrapshta të orientit.
15) Facebook i la pa bukë shkuesit (mesitët ) e pa peshqeshe kumbarët e ndrikullat.
16) Demagogët me rrenat e tyre fantastiko-utopike edhe malin Everest e bëjnë fushë futbolli.
17) Ata që janë me huqe janë sikur kuajt kur i kap miza.
18) Gangsterët apo kapadainjtë i marrinë njerëzit në qafë, shpirtprishurit dalin e thonë; revolet me leje i kishin pasur (faqeziu-faqeziun e arsyeton në çdo rrethanë )
19) Shtiremi demokratë a fushatat zgjedhore i kemi të ngjashme me marshet e Koresë së Veriut dhe Kubës.
20) Sojin e keq edhe pse prej pas derës e qet në Krye të Vendit, kur ulet në kolltuk jo që të rivalizon por të bënë edhe kurthe nga më të ndytat.
21) Serbët dhe derrat e egër vetëm tytat e armëve i disiplinojnë.
22) Kriminelët dhe egërsirat shkaktojnë vetëm gjak e dhembje.
23) Demokracia na i ka hequr nga duart prangat e robërisë, por jo edhe njëmendësinë titisto -enveriste, të eliminimit të kundërshtarëve me mjetet më të ndyta.

Mobi Casa

Gjenevë, 3 prill 2025