Afërdita Dreshaj nuk i ndahet udhëtimeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja e modelja e njohur me prejardhje nga Malësia, Afërdita Dreshaj, nuk ka shumë kohë që ka filluar ta sprovojë veten edhe si moderatore. E si duket kjo punë shtesë për Afërditën po e bën atë që të jetë në lëvizje më shumë se kurrë.

Kjo duke u bazuar në komentet që këngëtarja po i lë çdo ditë në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, ku tregon çdo lëvizje të saj. Amerika, Tirana, Prishtina e Turqia janë bërë destinacione të pa ndashme për të.

KKVITI

Madje këngëtarja në një rast ka treguar se brenda ditës ka shkuar në tre shtete. Ndërkaq edhe pse tërë kohës në lëvizje e me angazhime të ndryshme, Afërdita nuk po paralajmëron asnjë risi rreth këngëve. Mbase puna si prezantuese do ta mbajë më gjatë bukuroshen malësore.