Eko Higjiena

Afër zgjidhjes për Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vizita e kryeministrit malazez në Kosovë, Dushko Markoviq, ka dhënë rezultate pozitive sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili konfirmoi se çështja e demarkacionit do të zgjidhet shumë shpejt.

Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se Demarkacioni së shpejti do të jetë temë e harruar.

“Për Demarkacionin jemi duke shkuar në rrugën e duhur, shumë shpejt çështja do të zgjidhet dhe përfundimisht kjo temë do të jetë e harruar dhe e mbyllur”, ka thënë ai.

Fundamenti

Limaj, duke folur për vizitën e kryeministrit malazez Dushko Markoviq në Kosovë, ka thënë se kjo vizitë ka thelluar edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës e Malit të Zi.

Ai ka thënë që pret edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin bashkëpunimin mes dy vendeve. “Pres që deputetët e Kuvendit ta mbështesin thellimin e bashkëpunimit në interes të të dyja vendeve”, përfundoi ai.

Kurse deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë se është mirë që Kosova dhe Mali Zi nuk kanë raporte armiqësore, por sipas tij Marrëveshja e Demarkacionit është e dëmshme dhe Kosova humb territor.