Hidromorava

Afarizëm pozitiv i Kosovatransit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtori Musa Selmani tha për rajonipress se viti 2012 për stacionin e autobusëve Kosovatrans ka shënuar një afarizëm pozitiv. Kemi ofruar shërbime të mira, kemi dhënë pagat me kohë dhe kemi paguar të gjitha obligimet-taksat komunal tha Selmani.

Stacioni i autobusëve i njohur si Kosovatrans tashmë ka arritur t`i shpëtojë privatizimit dhe të menaxhohet nga Komuna. Për Musa Selmanin drejtor i saj viti 2012 ka shënuar afarizëm pozitiv.

Selmani për rajonipress tha se Kosovatrans gjatë vitit 2012 ka arritur që të krijojë një performancë pozitive si në shërbime ashtu edhe në dhënien e pagave me kohë për 17 punëtorë si dhe kryerjen e të gjitha obligimeve dhe taksave komunale.

Selmani tha se operatorët janë ndarë të kënaqur me shërbime dhe kjo është shumë e rëndësishme. “Ata e kanë parkingun gratis dhe kjo u ndihmon shumë që të mbajnë linjat e rregullta ashtu siç duhet” tha ai.

FIDANISHTJA

Tashmë në kuadër të Kosovatransit është formuar komisioni komunal i aksionarëve për ndërmarrje publike i përbërë prej tre anëtarëve dhe së shpejti formohet bordi komunal i cili e anulon bordin e brendshëm të ndërmarrjes.

Sipas Selmanit si ndërmarrje publike Kosovatransi është ende në rishikim të pronës që ka rreth 82 ari sipërfaqe. “Ende nuk është definuar prona, por meqë jemi në menaxhim të komunës besoj që edhe ky problem shumë shpejt do të definohet” tha Selmani.

Kosovatransi nuk ka autobus të vet, por së bashku me operatorët arrin të mbulojë edhe fshatrat e largëta kufitare dhe linjat që përfshijnë Preshevën e Bujanocin.

Ndryshe stacioni i autobusëve sipas Selmanit vetë mirëmbahet financiarisht.”Ne jetojmë vetëm nga qiratë sepse nuk kemi autobus tanët dhe realisht bëjmë shërbime. Të gjitha të hyrat vijnë nga peronizimet “tha Selmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.