Mobi Casa

Afaristi i suksesshëm ia mësynë ulëses së Parlamentit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Tefik Ibrahimi është treguar i suksesshëm në biznes dhe me dëshirë e ka përqafuar AKR dhe konceptin e Behgjet Pacollit. Ibrahimi thotë se AKR në Gjilan është rritur dukshëm dhe është ngjallur një interesim i madh për të votuar tashmë liderin e pakontestueshëm të Anamoravës, Behgjet Pacollin.

Tefik Ibrahimi ka hyrë në garën për deputet me të vetmen arsye që të sjell të mira dhe zhvillime pozitive për qytetin e Gjilanit. Ka një afarizëm të suksesshëm që nga koha e para luftës e njohur si “Dita GSH” e cila ekskluzivisht është marrë me prodhimin e artizanateve shqiptare.

Ibrahimi për rajonipress shpalos arsyen e tij të kandidimit, por edhe përkrahjen që po i jep Behgjet Pacollit për ta zhvilluar ekonominë.

GRANDEMALL

Ibrahimi i cili është pjesë e udhëheqjes së AKR-së në Gjilan ku edhe ishte këshilltar komunal për një kohë thotë se në politikë nuk ka hyrë për interesa personale apo për të pasur benifite, por ka hyrë me të vetmin qëllim që ta avancojë jetën e gjilanasve. “Unë i takojë fushës së biznesit dhe e di mirë se cilat janë nevojat dhe brengat e këtij komuniteti, por edhe të qytetarëve të Gjilanit. Gjithmonë jam përpjekur për drejtësi dhe nga këto parime edhe sfidova në një moment edhe Gjykatën Supreme të Kosovës” shprehet Ibrahimi.

Ibrahimi flet superlativ për AKR në Gjilan dhe thotë se ky subjekt politik tani është ngjallur dhe ka një interesim të jashtëzakonshëm për ta votuar atë. “Behgjet Pacolli tani me të drejtë po e merr primatin e një lideri të Anamoravës. Ai është i vetmi qw mund të qojë përpara kërkesat tona reale që ka ky regjion dhe e dinë shumë mirë se cilat janë kërkesat tona” tha Ibrahimi.

Ibrahimi mendon se AKR kësaj radhe do të përkrahet nga të gjitha shtresat derisa për vetën thotë se ka mjaft argumente pse ai duhet të votohet. “Për mua është me rëndësi që të fitojnë kandidatët e Gjilanit, derisa nëse do të zgjidhesha deputet sigurisht se do të isha zëri i fuqishëm i qytetarëve të mi. Nuk do t`i zhgënjeja për asnjë moment sepse kohë të gjatë kam bashkëjetuar me problemet e bashkëqytetareve të mi” tha Ibrahimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.