Eko Higjiena

Aeschmann: Granit Xhaka, talenti më i madh në historinë e futbollit zviceran

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Jo të gjithë zviceranët polemizojnë për përkatësinë e yjeve shqiptare në përfaqësuesen zvicerane të futbollit.

Eksperti i sportit në gazetën “Le Matin”, Mathieu Aeschmann thotë se ata që mendojnë se ndjenja e përkatësisë mund të gjykohet me kritere të tilla sikur himni ose flamuri, ata kanë një pikëpamje arkaike të identitetit.

Ai fol në superlativ për “pesëshen shqiptare” në kombëtaren zvicerane sidomos është një tifoz absolut i Granit Xhakës, i cili sipas tij është talenti më i madh në historinë e futbollit zviceran. Në këtë intervistë për albinfo.ch, Aeschmann flet edhe për Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedin dhe Valon Behramin.

albinfo.ch: Më 11 shtator Zvicra do të luajë kundër Shqipërisë. A mund të na e shprehni mendimin tuaj rreth pozicionimit të “pesëshes shqiptare” në kombëtaren zvicerane?

Mathieu Aeschmann: Fillimisht dua të shprehem me titullin e qytetarit dhe jo të gazetarit sportiv. Dua të them se unë e konsideroj komunitetin kosovar si një model të integrimit në vendin tonë. Kam lindur dhe jetoj në Gjenevë dhe kam vështruar sa shumë përpjekje, por edhe thjeshtësia e kanë shoqëruar integrimin e kosovarëve. Kjo dukuri tashmë është fuqizuar në botën e vogël të futbollit. Sepse, futbollisti i ri me origjinë kosovare – edhe pse mua nuk më pëlqejnë stereotipet – u sjell ekipeve në të cilat luan cilësi që shpeshherë u mungojnë të rinjve tanë prej shumë brezave. Ka të bëjë me dashurinë për topin dhe me teknikën e rafinuar që na vjen nga Ballkani. Më pas, ka të bëjë me një formë guximi, në veçanti me dëshirën e paluhatshme për fitore, e cila ndoshta është e lidhur me përvojat e tyre.

Së fundi, më lejoni t’ju them se unë vjell mbi polemikat e ngritura nga gazeta “Blick” në lidhje me këndimin e himnit nga Granit Xhaka. Ata që mendojnë se ndjenja e përkatësisë mund të gjykohet me kritere të tilla sikur himni ose flamuri, ata kanë një pikëpamje arkaike të identitetit.

Unë jam një tifoz absolut i Granit Xhakës, i cili është, sipas mendimit tim, talenti më i madh në historinë e futbollit zviceran (bashkë me Alain Sutter). Sigurimi e tij dhe pjekuria e tij më çuditin shumë. Ndërsa për Xherdan Shaqirin çfarë mund të them më tepër. Ai është një forcë e natyrës, një djalë “i natyrshëm”, pothuajse gjithnjë i lumtur, pavarësisht nga presioni. Dhe, së fundi, një djalosh simpatik. Kurse me Admir Mehmedin unë kam qenë gjithmonë impresionuar me inteligjencën e tij. I gjithanshëm në terren, duket se është ashtu edhe një jetë…. A ka të bëjë kjo me edukatën e tij? Me fjalë të tjera, dikush i shkëlqyer.

Uji Dea

Behramin dhe Xhemajlin i njoh më pak. Valoni zakonisht lë përshtypje me sinqeritetin dhe gatishmërinë e tij për mbledhjet e ekipit zviceran. Ai ushtron në terren sikur në ndeshje. Xhemajli është më i matur dhe më diskret, nuk e njoh ende.

albinfo.ch: Çfarë është parashikimi, analiza juaj për këtë ndeshje, në përgjithësi a keni një mendim për këto dy ekipe?

Mathieu Aeschmann: Unë nuk jam një parashikues i mirë. Por, sa i përket vlerës bruto dhe duke pasur parasysh klubet në të cilat zhvillohen lojtarët ndërkombëtarë, mund të them se Zvicra niset me shumë gjasa për fitore. A do të jetë në gjendje për të mbajtur këtë status? Kjo është pyetja e madhe dhe unë mendoj se përgjigjja varet kryesisht nga fitorja e së premtes. Me që Zvicra fitoi kundër Sllovenisë, mund të them se fitorja e Shqipërisë do të jetë e vështirë .

albinfo.ch: Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta për secilin ekip?

Mathieu Aeschmann: Zvicra mund të mbështetet mbi një krah të djathtë të klasit botëror (Lichtsteiner – Shaqiri) dhe në një mesfushor shumë teknik (Inler, Barnetta, Behrami-Xhaka) që do t’ i mundësojë që ajo të mbajë topin. Dobësitë e saj qëndrojnë në qendër (Djourou ka luajtur ndeshjen e tij të parë kundër Sllovenisë të premten). Por, edhe një dobësi ka të bëjë me sulmuesin e parë (a mund të jetë Derdiyok i klasit botëror?)

Fatkeqësisht nuk e njoh ekipin e Shqipërisë. E di që Lorik Cana është figura më e njohur, unë përcjell gjithashtu “Hyken dhe Kukelin” gjatë sezonit të tyre në Super League. Besoj se fuqia e Shqipërisë qëndron në mes të aftësive të saj teknike dhe në shijen e saj për sfidën fizike. Pika e saj e dobët qëndron te aftësia e lojtarëve të saj për të dalluar teknikën prej sfidës fizike.