Aeroporti i vogël që kushtoi shumë

Është Aeroporti më i vogël në rajon, por me paratë që thuhet të jenë investuar në të ua kalon pothuajse të gjithëve në rajon. Rreth 130 milionë euro pretendohet se janë investuar në ndërtimin e terminalit të ri në Aeroportin “Adem Jashari” nga kompania “Limak Kosovo”. Ndërkaq gati me gjysmën e parave të investuara në këtë projekt është ndërtuar terminali i Aeroportit të Tiranës, në vlerë prej 70 milionë euro.
E në Maqedoni me pak më shumë para, me 200 milionë euro, nga kompania me origjinë nga Turqia TAV, janë rindërtuar pothuajse tërësisht dy aeroporte ai i Shkupit dhe i Ohrit.
Në ANP “Adem Jashari” nuk kanë dashur të flasin rreth investimeve që kanë bërë në këtë aeroport. Por ajo që dihet tashmë është se terminali i ri do të jetë prej 45 mijë metra katrorë me kapacitet vjetor prej 4.5 milionë pasagjerëve.
Ndërkohë, për ta prerë shiritin me rastin e inaugurimit të investimit më të madh në rajon, do vijnë kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, ai shqiptar Edi Rama dhe shumë ambasadorë të shteteve dhe shumë politikanë. …(Tribuna).