Uji Dea

Aeroporti hapë dyert për punësime politike

/ 2 minuta lexim

Për ata që i kanë familjarët e pushtetshëm punësimi nuk është problem në Kosovë. Pavarësisht se mbi 40 për qind e kosovarëve janë të papunë ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni dhe kryetari i komunës së Lypjanit, Shukri Buja, i kanë rehatuar të afërmit e tyre.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i pari e ka punësuar djalin, Yll Hysenin, e i dyti gruan Kadrie Buja, pa ndonjë procedurë konkurrimi.

Burime të gazetës “Tribuna”, tregojnë se këta nuk janë të afërmit e vetëm të pushtetarëve të punësuar në këtë kompani pas koncesionimit.

Mobi Casa

“Edhe komandanti i policisë së aeroportit e ka punësuar djalin bashkë me ta. Shumica e punëtorëve të ri janë të lidhur me dikë të fortë. Këta të Limakut të gjitha punësimet janë duke i bërë vetëm me rekomandime te politikës”, tregon një zyrtar i lartë, i afërm me zhvillimet në këtë kompani.

I njëjti tregon se menaxhemnti nga Turqia ka filluar përgatitjet për ë larguar nga puna punëtorët, të cilëve tani u skadojnë kontratat e garantuara dyvjeçare.