RCCOLA

Aeroporti e rikthen në punë një pjesë të punëtorëve me “performancë të dobët”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Menaxhmenti i aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë “pishman” për disa punëtorë, të cilët i ka larguar nga puna muajin e kaluar. Një muaj më vonë ky menaxhment ka vendosur që t’i kthejë një pjesë të tyre – shkruan sot “Koha Ditore”.

Punëtorët janë rikthyer, edhe pasi në raportin e Inspektoratit të Punës drejtori i burimeve njerëzore në Aeroport, Basri Zuka, punëtorët e larguar i ka quajtur “punëtorë me performancë të dobët, për të cilët ka edhe vërejtje me shkrim”.

Fundamenti

Ndërsa punëtorët të cilët nuk janë kthyer e akuzojnë këtë menaxhment se kanë “rënë pre e presioneve”./Koha Ditore/