Hidromorava

Aeroportet ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Studiuesit në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit kanë bërë një studim mbi rolin që luajnë aeroportet në përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive. Ata gjetën se aeroportet në New York, Los Angeles dhe Honolulu mund të përhapin sëmundje në mënyrë më agresive se aeroportet tjera, transmeton Zëri i Amerikës.

Aeroportet dhe aeroplanët lëvizin më shumë se njerëzit. Ata kanë transportuar edhe sëmundjet si gripin, SARS-in dhe tuberkulozin.
“Unë përpiqem të vaksinohem dhe të laj duart kur udhëtoj”.

Yatta Montrell po udhëton nga Los Anxhelosi në Hong Kong dhe në Malajzi. Gjatë udhëtimeve ajo shqetësohet nga marrja e sëmundjeve.
“Shqetësohem për këtë gjatë gjithë kohës”.

Sipas studiuesve të Institutit Teknologjik të Masaçuesetsit disa aeroporte në Shtetet e Bashkuara përhapin sëmundjet më shpejt.
Ata analizuan volumin e trafikut, numrin e udhëtimeve të gjata dhe lidhjet nga aeroporte të caktuara. Sipas këtij kriteri aeroporti John F. Kennedy në Nju Jorkut dhe LAX në Los Angeles kryesojnë renditjen.

Studiuesi Juanes Ruben ishte i befasuar që Aeroporti i vogël i Honolulu-s u rendit i treti për përhapjen e epidemive. Në një intervistë me Zërin e Amerikës përmes Skype-it, Ruben Juanes shpjegon arsyet.

“Honolulu është në mes të oqeanit prandaj pothuajse të gjitha linjat ajrore të këtij aeroporti janë të gjata dhe shumë shpejt mund t’i dërgojnë pasagjerët infektuar mijëra kilometra larg. Edhe pse numri i lidhjeve është i vogël, një pjesë e madhe e tyre kanë për destinacion aeroportet e mëdha në Azi ose Amerikën Veriore”.
Studimi ka marrë parasysh prirjet e udhëtimit të individëve, gjatësinë e udhëtimeve të tyre dhe transferimet.

Eco Higjiena

Thomas Valente, profesor i mjekësisë parandaluese në Universitetin e Kalifornisë Jugore, thotë se studimi tregon se aeroportet mund të përhapin më lehtë sëmundjet pandemike se sa mënyrat e tjera të transportit.

“Në aeroporte ka lëvizje të mëdha njerëzish dhe gjatë pritjes për avionin e tyre udhëtarët janë afër njëri tjetrit. Edhe në avion ata mund të kontaktojnë lehtësisht me udhëtarë të tjerë”.

Ndonjëherë udhëtarët preken nga sëmundje që kanë origjinën larg shtëpisë së tyre.
“Jo vetëm që do të shohim më shumë pandemi, por ne të gjithë globalisht jemi në rrezik nga gjërat që ndodhin në vende të tjera”.
Jonathan Samet kryeson Institutin për Shëndetin Global në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

“Shumë infeksione janë përhapur thjesht nga njerëzit të cilët kanë prekur sipërfaqet e njëjta që janë të infektuara. Pra, edhe në avionë, tualetet dhe dorezat e dyerve janë vende që përhapin infeksionet”.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se larja e shpeshtë e duarve është një masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve për udhëtarët që udhëtojnë me avion.
Ruben Juanes thotë se studimi mund të ndihmojë në parashikimin se si sëmundjet mund të përhapen kur ndodh një shpëthim i një virusi të ri.