Fundamenti

Aeroplanët e Serbisë fluturojnë ulët edhe mbi Muçibabë të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Aeroplanët e Serbisë rreth orës 16.00 e 14 minuta janë parë duke fluturuar shumë ulët edhe në territorin e Kosovës, gjegjësisht mbi fshatin Muçibabë. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar Idriz Rexhepi.

Idriz Rexhepi banor në këtë fshat tha se dy aeroplan serb rreth orës 16.00 e 14 minuta fluturuan shumë ulët mbi Muçibabë. “Nuk i besova syve të mi, por kjo ishte e vërtetë, ata ishin shumë ulët dhe mbi shtëpitë tona” tha Rexhepi.

Uji Dea

Rexhepi që jeton në këtë fshat tha se asnjëherë që nga pas lufta nuk ka ndodhur që në këtë zonë të fluturojnë aeroplan serb, me përjashtim të helikopterëve të KFOR-it amerikan./rajonipress/