Adrian Nuredini – fitues i vendit të tretë në karate në Tokyo të Japonisë
Gjilan – Adrian Nuredini është i lindur më 22 qershor të vitit 1998 në Basel të Zvicrës. Familja e tij është e ardhur nga fshati Depcë, Malësia e Karadakut. Tash familja e tij jeton në Gjilan. Ky njomak gjilanas po tregon talent të rrallë e të lartë në fushën e artit të karatesë. Ai si parashkollor (fushnjore) vijoi mësimet prej 2003 deri 2005 në Basel të këtij qyteti. Ndërsa, shkollën fillore e vijoi në Basel Thiersteiners chule. Shkollën sekundare, prej 2009 deri 2012 në Basel Brunnmattschule. Po ashtu, shkollën vijuese (orientuese) e vazhdoi nga viti 2012 deri 2014 në Basel St. Albanschule.
Ditë më parë, familja e Asllan Nuredinit erdhi për pushime në Gjilan. Erdhi për të pushuar dhe për ta ndryshuar “gjendjen” e shtëpisë, e cila kërkonte një meremetim. Rastësisht aty autori i këtyre radhëve u takua me djalin e Asllanit, Adrianin, i cili, në dukje të parë të lënte përshtypjen se është sportist.
Ai, ndonëse është 17-vjeçar, të dukët se është më i rritur nga moshatarët e tij. Fort i zhvilluar dhe i “pjekur” në çdo pikëpamje. Ai ishte bërë shend e verë se gjendej në mesin e familjes së gjerë Nuredini në Gjilan.
Ky djalosh i “njomë”, 17-vjeçar, nga Kosova (Gjilani), qysh tash ka filluar të jetojë me një botë interesantë të sportit. Ai, si na thanë prindërit e tij, si i vogël e ka dashur karatenë. Si dëgjuam se ishte adhurues i flaktë i këtij sporti.
Me këtë, ne zhvilluam një bisedë rasti, e ai na tha se, karateja është sporti që më fle në shpirt e zemër. “Po. Kjo është e vërtetë. Unë jetoj në këtë sport. Është sport që do punë e angazhim pa u nda. Por, ky sport do edhe pak “trimëri” pune. Këtu nuk ka “pardon”, sepse kërkohet forcë, vullnet, por edhe teknikë të punës. Si i vogël e kam adhuruar sportin në fjalë, i cili dalëngadalë më ka hyrë thellë në zemër. Nuk mund të ndahem nga ky sport. Sa unë mbaj mend, nga mosha fare e vogël kam ushtruar. Dhe, ja kam arritur për një kohë fare të shkurtër të bëj emër në skenën botërore”.
Adrian Nuredi është i lindur më 22 qershor të vitit 1998 në Basel të Zvicrës. Familja e tij është e ardhur nga fshati Depcë, Malësia e Karadakut. Tash familja e tij jeton në Gjilan. Ky njomak gjilanas po tregon talent të rrallë e të lartë në fushën e artit të karatesë. Ai si parashkollor (fushnjore) vijoi mësimet prej 2003 deri 2005 në Basel të këtij qyteti. Ndërsa, shkollën fillore e vijoi në Basel Thiersteiners chule. Shkollën sekundare, prej 2009 deri 2012 në Basel Brunnmattschule. Po ashtu, shkollën vijuese (orientuese) e vazhdoi nga viti 2012 deri 2014 në Basel St. Albanschule.
Prej viti 2014, Adrian Nuredini ka filluar shkollimin për Kontabilist në KV Shcule Basel dhe si praktikant në Adullam Stiftung, po ashtu në Basel. Ndërsa prej vitit 2007 ushtron dhe praktikon me shumë profesionalizëm Karatenë një fushë që shumë e adhuron dhe po tregon suksese të njëpasnjëshme. Pas shumë sukseseve që ka pasur në Zvicërr, në mars 2015 është kualifikuar për Garat botërore në Ë.S.K.F. Tokyo Japani, 2015 për Reprezentacioni e Zvicrës.
Kështu, ai në këtë vend arriti suksese të konsiderueshme në karate, ku më 22 .8. 2015 e zuri vendin e tretë në skenën Botërore në Karate, ku fitoi Medaljen e Bronzt. Të gjithë moshatarët e tij dhe anëtarët e familjes Nuredini i uruan suksese të shumta në jetë dhe sport e karatesë. “Jemi krenar që kemi plot djelmosha si Adrian Nuredinin, të cilët po ecin përpara në sportet e ndryshme në botë, tha në fund të bisedës, Asllan Nuredini, prindi i Adrianit të vogël. /tefik selimi/rajonipress/


