Eko Higjiena

Adnani në lidhje me yllin e muzikës pop!

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Mediat angleze si duket i kanë rënë në gjurmë se kush është femra që i ka rrëmbyer zemrën kosovarit simpatik, Adnan Januzaj. Sot është raportuar se Januzaj është në lidhje me yllin e muzikës pop, anglezen me prejardhje greke, Tulisa.

Bukuroshja e disa hiteve të njohura të muzikës thuhet se i ka rrëmbyer zemrën Adnanit, dhe se ditëve të fundit kanë patur ndeja private në banesën e djaloshit kosovar.

Eco Higjiena

Madje Tulisa thuhet se u ka thënë shoqeve të saj se me Adnanin po kalon shumë mirë dhe se ai është nja djalosh që të bën shumë të lumtur.

Tulisa është plot 7 vite më në moshë se Adnani, por se Januzaj edhe pse 18 vjeçar si duket ka arritur që ti dëshmoi “burrërinë” e tij bukuroshes me prejardhje greke./Indeksonline/