Hidromorava

Adnan Januzaj rikthehet në stërvitje me Sevillan, por e ardhmja mbetet e paqartë pas interesimit të Anderlecht

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sevilla ka nisur përgatitjet për sezonin e ri 2025/26 nën drejtimin e trajnerit të ri, Matias Almeyda, dhe në stërvitjen e parë të zhvilluar të dielën ishte i pranishëm edhe Adnan Januzaj. Megjithatë, e ardhmja e futbollistit shqiptar mbetet në dyshim.

Sipas mediave spanjolle, klubi andaluzian i ka dhënë dritën jeshile Januzajt për t’u larguar, pavarësisht se ai është ende nën kontratë deri në verën e vitit 2026.

30-vjeçari, që aktualisht është lojtari më i paguar në skuadër, nuk është pjesë e planeve të Almeydas për sezonin e ardhshëm.

Mobi Casa

Januzaj ishte huazuar te Las Palmas gjatë sezonit të kaluar, ku në 18 paraqitje në La Liga regjistroi dy gola dhe një asistim.

Në Belgjikë, Anderlecht – klubi ku Januzaj e nisi karrierën si i ri – raportohet të jetë i interesuar për një rikthim të mundshëm të tij. Klubi nga Brukseli aktualisht drejtohet nga Besnik Hasi.

E ardhmja e Januzajt pritet të qartësohet gjatë javëve në vijim, teksa Sevilla dhe lojtari do të diskutojnë mundësitë për një transferim të ri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.