ARKATANA

Adnan Januzaj, lojtari i muajit te Manchester United

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Manchester – Futbollisti Adnan Januzaj është shpallur lojtari më i mirë i ekipit Manchester United për muajin tetor. Talenti i madh 18 vjeçar ka grumbulluar 42 për qind të votave të tifozëve të Manchester United për të mposhtur konkurrencën e Wayne Rooneyt (34%) dhe David De Gea (24%).

Çmimi e kompleton muajin fantastik për Adnanin, i cili shënoi dy gola në fitoren ndaj Sunderlandit dhe nënshkroi kontratën e re me kampionin e Anglisë. “Unë jam shumë i kënaqur që e fitova këtë çmim, sidomos pasi është votuar nga fansat, të cilët më kanë përkrahur shumë”, raporton Telegrafi.

Eco Higjiena

“Është mirë që të shpërblehesh për performansat e tua në fushë dhe të kuptosh se duhet të punosh ende e të përparosh si lojtar. Unë do të tentoj t’i kontribuoj ekipit pa marrë parasysh vendin dhe kohën”, ka deklaruar Januzaj.

Çmimi fitohet nga votat e tifozëve të Manchester United në Twitter dhe në tri versionet (gjuhët) e ueb faqes zyrtare, ManUtd.com. Klubi nga Old Trafford me rastin e fitimit të këtij çmimi do të bëj një donacion prej 500 funta për ndonjë organizatë bamirëse të cilën e zgjedh Adnani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.