Eko Higjiena

ADN-ja njerëzore fsheh porosinë e jashtëtokësorëve

/ 1 minutë lexim

Disa shkencëtarë nga Kazakistani pohojnë që në ADN-në njerëzore fshihet porosia e jashtëtokësorëve.

Fizikani dr. Vladimir Shcherbak në Kazakistan dhe astrobiologu Maxim A. Makukov nga Instituti Astrofizik “Fesenkov”, mendojnë që secili prej nesh mban ‘vulën’ të cilën na e ka shtypur ndonjë civilizim i fuqishëm nga ndonjë planet tjetër.

Në vend të misioneve hulumtuese në gjithësi, duhet ta analizojmë thellë organizmin tonë në ADN-në njerëzore, pohojnë ekspertët, sipas të cilëve gjenomi njerëzor është fryt i civilizimit jashtëtokësor, i vjetër disa miliona, e ndoshta i miliardë vjet.

Uji Dea

Sipas këtyre shkencëtarëve, sistemi i Darvinit nuk është në gjendje që ta sqarojë porosinë matematikore të fshehur në kodin gjenetik të njeriut, ndërsa konstatojnë që ajo “shenjë gjenetike” në fakt ka origjinë jashtëtokësore.

Në studimin e publikuar në revistën shkencore, “Icarus”, dy shkencëtarët mbështesin qasjen biologjike të çështjes së ekzistimit të jetës jashtë planetit tonë, të bindur që jashtëtokësorët kanë lënë gjurmë në Tokë. Sipas tyre, kodi ynë gjenetik është krijuar jashtë sistemit diellor para më se një miliardë vjetësh. /Telegrafi/