Fundamenti

ADN-ja konfirmon se në Rudnicë janë groposur shqiptarë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rezultati i analizave të kryera nga ekspertët serbë në Beograd ka dalë javën e kaluar. Ato konfirmojnë se në varrezën masive në Rudnicë ka trupa shqiptarësh, shkruan sot Koha Ditore. Vitin e kaluar janë nxjerrë mbetjet mortore të katër trupave nga një gropë, mbi të cilën shteti serb kishte ndërtuar një objekt.

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj, ka konfirmuar rezultatin.

Uji Dea

Ai ka thënë se janë njoftuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, por identitetin e të vrarëve ka thënë se nuk e di.