Hidromorava

Administrata e Kuvendit, vetëm në dispozicion të Brovinës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sekretaria e Kuvendit nuk do ta përsërisë “gabimin” e dy muajve më parë, të bërë në seancën konstituive që e nxori përkohësisht Isa Mustafën kryeparlamentar. Tani ajo do të jetë vetëm në funksion të kryesueses Flora Brovina.

Kur Brovina qe përcaktuar që t’ia njohë të drejtën vetëm PDK-së ta propozojë kryetarin e Kuvendit, deputetët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, por edhe ata të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të Listës Serbe e patën braktisur sallën, shkruan sot Koha Ditore.

Uji Dea

Në mungesë kuorumi, kryesuesja e pati shtyrë seancën për një ditë tjetër. Dhe, sapo u boshatis salla nga deputetët e PDK-së, deputetët që e patën bojkotuar votimin, qenë kthyer, patën zgjedhur një kryesues të ri dhe patën votuar kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Sekretaria dhe logjistika i ishin vënë në dispozicion.

E gjithë pjesa e seancës që është zhvilluar prej kur Brovina ka shtyrë mbledhjen, është kualifikuar jokushtetuese.